Maduro i trembet luftës civile: Të bëhen zgjedhje të parakohshme

Maduro i trembet luftës civile: Të bëhen zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Venezuelws, Maduro

Presidenti venezuelian Niсolas Maduro kërkon që protestës së dhunshme të opozitës ti jepet fund dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e rregullta parlamentare pritet të mbahen në Venezuelë në vitin 2020, por mesa duket do tw mbahen pwrpara datws sw caktuar.

E gjithë kjo erdhi si pasojë e protestave që kanë pushtuar Venezuelën pasi ekonomia e saj ka rënë ndjeshëm për shkak të çmimeve të ulëta të naftës, sanksioneve dhe keqmenaxhimit duke lënë shumicën e popullsisë në varfëri.

Tentativat e kreut të opozitës Guaidos për të rrëzuar me doemos Maduron kanë marë mbështetje të menjëhershme nga vendasit, SHBA-të dhe aleatët e saj në Amerikën Latine dhe Evropa. Maduro i ka bërë thirrje kreut të opozitës që të dialogojnë dhe se është gati të takohet meta ta "ditën që ata duan." Dhe u shpreh se qendër diskutimi do të jetë, ekonomia dhe "paqja kombëtare" Maduro u shpreh më tej se vendi tyre nuk duhet të pësojë fatin e Libisë pra mos të shkojë në një luftë civile.

Megjithatënga ana tjetër deklaratat e Guaido ishin tejet të vendosura se Maduro duhet të lirojë postin e tij dhe për Venezuelën të bëhet dicka ndryshe. Ai tha se muaji i ardhshëm do të bëhet një "pikë e thyer" në luftën e opozitës për pushtet dhe bëri thirrje për protesta të reja masive më 12 shkurt.

Ai gjithashtu pretendoi se 90 për qind e venezuelanëve "duan të ndryshojnë" dhe "askush këtu nuk ka frikë nga një luftë civile

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës