VENEZUELE - Këshilli Kombëtar Zgjedhor në Venezuelë ka njohur formalisht Nicolas Maduro, si fitues të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, i cili fitoi me një diferencë shumë të vogël votash.

Pavarësisht protestave nga kandidati opozitar, Henrique Capriles, Këshilli Kombëtar Zgjedhor tha se rezultatet ishin të pakthyeshme duke konfirmuar kështu Nicola Maduro-n si president i Venezuelës për periudhën 2013-2019.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor Tibisay Lucena theksoi eficiencën dhe vlefshmërinë e sistemit zgjedhor duke thënë se Venezuela është një kampione e demokracisë.

Maduro fitoi me 50,7 për qind të votave ndërsa kundërshtari i ti i tij Henrique Capriles 49,07 për qind i cili ky i fundit ka kërkuar rinumërim të votave, duke thënë se tani Maduro ishte zhytur dhe më thellë në ilegjitimitet.

Me shpalljen e rezultatit zyrtar festimet shpërthyen në kryeqytetin, Caracas, ku mbështetësit e Maduros, hodhën fishekzjarre e u ranë pareshtur borive të makinave.

Nicolas Maduro i cili ishte një nga këshilltarët më besnikë të ish-presidentit Hugo Chavez do të bëjë betimin më 19 prill dhe do të shërbejë deri në janar 2019 për të përfunduar mandatin gjashtëvjeçar, që Chavez do të kishte filluar në janar.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)