ITALI - Plot 156 vjet burg ka kërkuar në total Prokuroria italiane në procesin kundër grupit mafioz të ashtuquajtur “kupola Sacra Corona Unitta-s”, pjesë e të cilit është edhe Albino Prudentino, personazhi i cili drejtonte operacionet e bandës në Shqipëri. Për Prudentinon, i cili cilësohet nga akuza si person me njohje dhe lidhje të mira në institucionet shqiptare, Prokuroria kërkoi 16 vjet burg.
Grupi kriminal akuzohet për veprimtari të jashtëligjshme në trekëndëshin Pulia-Kalabri-Shqipëri. Veprimtaria përfshinte makina të lojërave të fatit, kazino dhe drogë. Në procesin gjyqësor janë të përfshirë 10 persona, ndërkohë që hetimi ka nisur prej vitit 2008 dhe kulmin e arriti në fund të shtatorit 2010 me operacionin e koduar “Kalipso”. Veprimtaria kriminale është dokumentuar falë edhe bashkëpunimit me drejtësinë të njërit prej boseve, Ercole Penna.
Prudentino, i cili sipas akuzës, në vend të metodës së dikurshme të gjobës, tashmë detyronte sallat e lojrave të vendosnin makinat e tij të lojërave të fatit, është edhe drejtuesi i një sërë biznesesh në fushën e basteve dhe lojërave të fatit, që konsiderohet nga akuza si fusha e re dhe kryesore e veprimit të organizatës kriminale.
Seanca e radhës ku do të jepet vendimi mbahet më datë 24 prill.
ARRESTIMI NE VLORE I ALBINO PRUDENTINOS
59-vjeçari Albino Prudentino u arrestua tre vjet më parë në Vlorë më 29 shtator 2010, ndërsa në dritë dolën një sërë biznesesh, që bosi i Sacra Corona Unita-s kishte hapur në vendin tonë. Më të famshmet ishin lokali Piazza Italia, Bet Plus, Casino Italia etj. Pak ditë më parë u arrestua dhe Angelo Prudentino, djiali i Albino.
Në emrin e Angelos janë 45 për qind e aksioneve në kompaninë e basteve BET PLUS, ashtu sikurse në emër të gruas së Albino Prudentinos figuronte pronësia e restorantit në Vlorë. Prudentinot kanë përdorur edhe emra të shqiptarëve për të fshehur bizneset e tyre, por kjo nuk ka penguar Antimafi an italiane të vendosë nën sekuestër këto asete
Arrestimi i Prudentinos, i kryer në qytetin e Vlorës, erdhi në kuadrin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar "Kalipso" për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të një organizate me karakter mafioz, "Sacra Corona Unitta", që operon në zonën e Brindisit. Në Itali u arrestuan 7 persona, në Shqipëri shtetasi italian Prudentino, ndërsa një shtesas tjetër u arrestuanë Tailandë
39-vjeçari, djali i bosit të Sacra Corona Unita, u arrestua më 10 mars, ishte një nga të shumëkërkuarit nga Ostuni dhe u prangos në Leçe, ndërkohë që po vinte në Itali nga Shqipëria me dëshirën e tij, për t’u vetëdorëzuar.
Ai akuzohet për pastrim parash, afera të dyshimta financiare dhe pjesëmarrje në operacione mafioze.
Redaksia Online
(e.p/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lidhjet e Albino Prudentinos ne Shqiperi