Magazina e Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, sistemi online i Bashkisë prej 1 viti e gjysmë jashtë funksionit

Magazina e Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, sistemi online i Bashkisë prej 1 viti e gjysmë jashtë funksionit

Ndërtimi i magazinës së deputetit socialist, Bujar Çela në Lushnje ku ndodhi shpërthimi më 1 mars 2024 dhe u mori jetën 2 personave, e 7 u plagosën, po kryhej në shkelje të lejes së ndërtimit. Sipas dosjes së zbardhur nga Shqiptarja.com institucionet në Lushnjë nuk ishin në dijeni për ndërtimin që po kryente deputeti i mazhorancës.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola ka dëshmuar në polici se nuk ka pasur dijeni nëse deputeti i PS Bujar Çela po ndërtonte apo kishte marrë leje ndërtimi, deri në momentin e shpërthimit kur ngjarja mori përmasa të mëdha.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime. Më tej ai ka shpjeguar se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sistemi ka një vit e gjysmë që nuk funksionon. Arsyeja është një defekt që ka pësuar sistemi dhe ende nuk është riparuar. Burime pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë thonë se asnjë leje që jep bashkia prej një viti e gjysmë nuk u kalon në sistem për shkak të defektit.

Në dosjen që dy oficerë të policisë gjyqësore kanë bërë në prokurorinë e Fierit, ata evidentojnë se nisur nga hetimet paraprake ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi deputeti Çela kishin marrë një leje në shtator me afat një vit, por që pas aktit të konstatimit IVMT ka rezultuar se ai ka kryer punime ne objekt në tejkalim të lejes së ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje. Nga dëshmitë e marrë rezulton se deputeti po e bënte magazinën në tokën e tij për të lëshuar dyqane me qira.

“Nisuar nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje”, sqarohet në dosje.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Lushnje, arrestohet sipërmarrësi i punimeve! Sekuestrohen dokumentet e bashkisë! Pritet marrja në pyetje e deputetit PS-së, Çela


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan