TIRANE- Si epiqendër e sulmit me armë zjarri u bë magazina e të pandehurit Razip (Gate) Mahmutaj, e cila për nga pozicioni ishte dominant në raport me lëvizjet e policisë së shtetit nga fshati Derviçan në drejtim të Lazaratit.

Nga kjo pikë rezultoi se në mbështetje të tij erdhën afërsisht 40 persona të armatosur të cilët në orët e para të mëngjesit të datës 16.06.2014 bënë një rezistencë të armatosur prej disa orësh. Më pas, persona të ndryshëm përfshirë edhe disa prej të pandehurve u futën në brendësi të fshatit duke zënë pozicione të ndryshme, duke krijuar kështu disa vatra zjarri.