Gazetari tha se një prej magazinave ishte dhe ajo ku u kap kokaina, ndërsa ky NIPT sekondar ishte hapur që prej datës 3 maj të 2012, ndërsa ishte mbyllur më 9 shkurt 2018, vetëm 20 ditë para se të vinte dërgesa me sasinë më të madhe të kokainës në vend.
“Kemi të bëjmë me një kompani që shpesh hapte NIPT-e sekondare, kryesisht në zonën e Maminasit në Durrës, duke marrë magazina të ndryshme me qira, dhe që i deklaronte në qendrën ndërkombëtare të biznesit si magazina që ushtronte biznesin e saj. Një nga këto magazina është dhe ajo e drogës.
Ky NIPT sekondar ishte hapur që prej datës 3 maj 2012, më 9 shkurt 2018 ky nipt është mbyllur nga kjo kompani. Thuajse 20 ditë para se dërgesa të vinte në magazinë, pronari i saj ka vendosur ta mbyllë NIPT-in. Në këto kushte nuk lindnin dyshime që agjencitë doganore të kryenin kontrolle. Kjo mendohet se është bërë me qëllim. Dyshohet se bëhet fjalë vetëm për një person pritës. Kompania ka disa NIPT-e sekondare, pikërisht në të njëjtë zonë. Ka të ngjarë që kjo kompani mund të lidhte kontrata fiktive me biznese të falimentuar, duke i marrë magazinat dhe duke i regjistruar në QNB”, tha Qyno.
d.c./shqiptarja.com











