Magazina në Kamëz përfshihet nga flakët, rrezikon banesat përreth (VIDEO)

Një magazinë në zonën e Kamzës është përfshirë nga flakët gjatë ditës së diel. Zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkrumbuar magazinën dhe të gjitha materialet që kishte brenda saj. Zjarri i befasishëm ka alarmuar lagjen në Kamëz, duke thyer qetësinë e krijuar nga izolimi për shkak të koronavirusit.

Magazina ndodhej mes disa banesave duke rrezikuar edhe ato nga flakët. Disa banorë, siç e tregojnë pamjet, u përpoqën të fiknin zjarrin me mjete rrethanore, deri në ardhjen e zjarrfikëses që voni rreth 15 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga zjarri, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar në njerëz,  por vetëm dëme materiale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë