TIRANE - Ja ku janë qenjtë e Përrenjasit, të shfaqur në një video të Animal Right Albania. Qenë e vullnetarë që kujdesen për ta me shpresën që Bashkia e qytezës gati në kufi me Maqedoninë të heqë dorë nga synimi për të eliminuar me armë zjarri. Video tregon magazinën e vënë në dispozicion nga një familje vendase, thonë vullnetarët. Gjatë natës strehohen aty dhe tani për tani janë të sigurt.

Bashkia, deri tani, nuk e ka respektuar takimin me vdekjen. Skadenca e vendosur nuk është respektuar për shkak të dorëheqjes, që ka shkaqe të tjera, të disa këshilltarëve komunalë. Ndërkohë, thonë nga Animal Right Albania, fati i tyre mbetet i varur në një fije peri. Vullnetarët ecin përpara dhe, siç kanë premtuar, këtë javë do të fillojë programi për kapjen, sterilizimin, vaksinimin dhe rivendosjen e tyre në territor. Në Shqipëri nuk ka struktura për t’i mbajtur.
“Për Përrenjasin jemi të lumtur – kanë thënë për GeaPress vullnetarët e Animal Right Albania – Ndonëse nuk kemi një përgjigje zyrtare të Bashkisë, duam të shpresojmë për më të mirën”.

Vullnetarët kanë falënderuar edhe shumë italianë që kanë dërguar ndihmën e tyre, veçanërisht selinë e ENPA në Vicenza.

Ndërkohë, një lajm jo i mirë, ka ardhur nga Durrësi ku, sipas vullnetarëve të ARA, tashmë jemi në natën e katërt që qentë e rrugës vriten me armë zjarri. Një pjesë e tyre është dërguar atje për të marrë më shumë informacion.

(im/shqiptarja.com)