Kosova e kishte siguruar fazën play-off për Kupën e Botës 2026, teksa i duhej të fitonte 6-0 kundër Zvicrës për t'i marrë kreun e grupit. Polemika për fërshëllimat kundër Granit Xhakës në Prishtinë.

Për Grupin B kualifikues të Kupës së Botës 2026, Kosova dhe Zvicra barazuan 1-1 në Prishtinë. Paçka se shiu ishte shoqërues për më të shumtën e ndeshjes, në "Fadil Vokrri" djemtë e Franco Fodës i dhanë një mësim futbolli helvetëve. Miqtë kaluan të parët në epërsi me golin e Vargas në fillim të pjesës së dytë (47'), kjo pas një gabimi të prapavijës Dardane.

Megjithatë, Kosova reagoi dhe kontrolloi fraksionin e dytë. Supergoli i Florent Muslisë në minutën e 74-t vendosi ekuilibrat, ndërsa fërshëllima kishte për Granit Xhakën.

Kapiteni i Zvicrës doli nga fusha në minutën e 75-të mes kundërshtive dhe duartrokitjeve, ndërsa pas ndeshjes tha se nuk e priste një reagim të tillë në shtëpi.

“Jam definitivisht i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, posaçërisht këtu në shtëpi. Të them të drejtën, kjo më dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka.

Në fund, Zvicra me 14 pikë mban kreun e Grupit B, ndërsa Kosova si e dyta shkon në play-off.


Lajmi kryesor:

Belgjika fiton me 7 gola, Skocia e Austria pas 28 vitesh në fazën finale! Zvicra barazon në Prishtinë, verdiktet e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026