Himara zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor i titulluar “Magji mbi Jon”.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se ky qytet është më i gatshëm se asnjëherë për të mirëpritur turistër dhe jo vetëm.

"...dhe me Himarën që çel sezonin turistik, më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë, ju uroj një ditë të mbarë", shkroi Rama në Facebook.

Festimet synojnë të promovojnë Himarën si një nga destinacionet më tërheqëse në Rivierën Jugut. 

Nën tingujt e muzikës dhe në një atmosferë të veçantë mes detit dhe diellit të gjithë qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë.