TIRANE – Magjia e ujërave të kristaltë të Dhërmiut ka qenë një nga fotot e ditës në gazetën prestigjoze e me famë ndërkombëtare, Wall Street Journal.

Mes fotove të tjera që shënonin ngjarje nga vende të ndryshme të botës, gjendet edhe “shkprepje” e fotografit shqiptar Arben Celi për agjencinë e lajmeve Reuters.

Diçitura e fotos është: “COOLING OFF: A girl stood on a beach in Dhërmi near Vlorë, Albania, Wednesday. Hot weather has gripped Albania, with temperatures reaching 102 degrees Fahrenheit. (Arben Celi/Reuters)” (FRESKIM: Një vajzë qëndron në një plazh në Dhërmi, pranë Vlorës, Shqipëri, të mërkurën. Moti i nxehtë ka shtrënguar Shqipërinë me temperatura që shkojnë deri në 102 gradë Fahrenheit).

dhermi wsj arben celi

(im/shqiptarja.com)