'Magjia' po mbaron në fshatin e Babagjyshit, shtohen ankesat nga banorët e zonës

'Magjia' po mbaron në fshatin e Babagjyshit, shtohen ankesat nga banorët e zonës

Fshati i Santa Clausit

Babagjyshi i famshëm ndër vite ka edhe një fshat të famshëm në të cilin përgatit dhuratat.

Fshati i Santa Clausit në qarkun arktik ngjason më një kartolinë krishtlindjesh.

Çdo dimër që kalon mbledh numër rekord turistësh në Findalndë.

Vizitorët e përhershëm kryesisht janë nga Evropa dhe turizmi në Lapland tani po tërheq edhe tregje të reja si Kina.

“Ne shohim dallime të mëdha në aktivitetet që grupet e ndryshme pëlqejnë të bëjnë këtë. Slita me qenë, shëtitje me biçikletë, pëlqehen nga francezët. Ndërsa Britanikët janë veçanërisht të interesuar për motorët e borës dhe aziatikët janë më të interesuar të shohin Dritat e veriut”, shprehet Sanna Karkkainen.

Falë këtij boomi, papunësia në qytetin e Rovaniemit është më e ulëta në tre dekada. Por për banorët e mësuar me qetësinë rurale, turizmi masiv është një shqetësim në rritje. Shumë ankohen për pengesat dhe rrëmujën që lënë pas mijëra vizitorë.

Foto nga banorët

Indigjenët e laplandit, komuniteti Sami që rrit drerë, akuzon industrinë e turizmit se po përhap stereotipe fyese shtrigash dhe magjistarësh dhe po përfiton në kurriz të kulturës së tyre të lashtë.

Ka një kosto të konsiderueshme emetimesh nga fluturimet në arktik, një zonë që shkencëtarët thonë se po ngrohet dy herë me shpejt se mesatarja globale.

Pjesa tjetër e industrisë së turizmit në Lapland, duhet të mësohet të balancojë interesat komplekse dhe konkurruese në vend, pa ndihmën e magjisë.

Foto nga fshati

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi