Magjistarët ekspozojnë
këlyshët e bardhë të luanëve

Magjistarët ekspozojnë<br />këlyshët e bardhë të luanëve
Dy magjistarët e terhequr në pension Siegfried dhe Roy kanë mirëpritur tre këlyshë të bardhë luanësh dhe i kanë ekspozuar për publikun në kompleksin turistik The Mirage në Las Vegas ku kanë një ‘Kopësht Sekret’. Siegfried tha se para se t’i nxirrte për publikun ju bëri një banjë me shumë shkumë ku u argëtuan duke luajtur dhe tani ata janë mëse të paraqitshëm për kamerat dhe publikun.

Tre luanët e vegjël kanë lindur në Johannesburg në Afrikën e Jugut katër javë më parë dhe dy magjistarët i kanë sjellë në këtë habitat të përshtatur për to pasi janë më të sigurtë se në botën e egër të Afrikës ku janë më të rrezikuar prej kafshëve të tjera grabitqare.

Siegfried dhe Roy i quajtën këlyshët Freedom, Timba-Masai dhe Madiba, ku ky i fundit, sipas Roy Horn, është quajtur ashtu për nder të presidentit Nelson Mandela. Këlyshët e kanë trashëguar gëzofin e tyre të bardhë nga genet e prindërve të tyre, duke qenë një rracë e veçantë dhe mjaft e bukur.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu