Emërimi i kryetarit të Shkollës së Magjistraturës ishte një nga gjetjet e tjera të komisionit hetimor. Sipas raportit aty parashtrohet një intrigë e plotë deri në emërimin e Neshat Fanës në këtë post. Sipas raportit thuhet se në fillim u votua emërimi i Marjana Semimi por më pas ajo u rrëzua nga KLD ku veç kësaj, bën edhe shkarkimin e njërit prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës duke e zëvendësuar atë me Gjin Gjonin derisa u bën votat për të meruar Fanën.
/Shqiptarja.com









