Magjistratura shtyn konkursin 
për prokurorët dhe gjyqtarët e rinj

Magjistratura shtyn konkursin <br />për prokurorët dhe gjyqtarët e rinj
Shkolla e Magjistraturës ka vendosur të shtyjë përkohësisht konkursin për pranimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj. Konkursi i përvitshëm ishte parashikuar për në 5 shtator, por për shkak se ligji i vetingut i miratuar në 30 gusht detyron këtë institucion të organizojë dhe dy konkurse jashtë radhe, e ka detyruar Shkollën e Magjistraturës të marrë një vendim të ndërmjetëm.

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës u mblodh në datën 1 Shtator 2016 për të diskutuar mbi rregullimin e ri që ka parashikuar Ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 30 Gusht, nëpërmjet të cilit ngarkohet Shkolla e Magjistraturës të organizojë një konkurs jashtë radhe për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë (të ndarë në gjyqtarë dhe prokurorë), përkatësisht për secilin vit akademik 2016 – 2017 dhe 2017–2018”, -sqaron Shkolla e Magjistraturës.

Këshilli drejtues i këtij institucioni argumenton se pse është e nevojshme që konkursit t’i lihet më shumë kohë.

“Me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme që Shkolla e Magjistraturës të jetë e parapërgatitur mbi efektet që do të krijojë zbatimi i këtij ligji, pas hyrjes së tij në fuqi; për të shmangur një situatë që, në rast të fillimit të konkursit, të planifikuar për në datën 5 Shtator, do ta bënte të pazbatueshëm rregullimin ligjor që detyron Shkollën e Magjistraturës të shtojë numrin e kandidatëve konkurrues, për vitin akademik 2016-2017, të parashikuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; për të shmangur problematikat që mund të krijohen për shkak të organizimit në kohë të ndryshme të konkurseve që do të detyronin Shkollën e Magjistraturës të fillonte vitin akademik 2016-2017, me dy kurse kandidatësh për magjistratë, jo në të njëjtën kohë; për t’i dhënë të gjithë kohën e nevojshme një numri më të madh të të interesuarve, që mbi procedurën që parashikohet në ligjin aktual dhe në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, të përgatiten për të konkurruar në një proces sa më transparent, gjithëpërfshirës dhe brenda një periudhe të arsyeshme kohore, për të pasur një mbarëvajtje korrekte të konkursit, si dhe për të krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore, që, nga njëra anë, procesi i konkurrimit të mos pengohet, por të zhvillohet normalisht sipas procedurave që parashikon ligji nr. 8136, datë 31.07.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe, nga ana tjetër, shpallja e kandidatëve fitues, në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017, të realizohet pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, vendosi: Të mos zhvillojë në datë 5 Shtator 2016 konkursin për vitin akademik 2016-2017, por në një datë tjetër, brenda muajit Tetor 2016, që do të caktohet me vendim të këtij Këshilli, si dhe të zgjatet afati për paraqitjen e dokumentacionit për regjistrim për provimin e pranimit 2016-2017, nga kandidatët konkurrues deri në datën 23 shtator 2016”,- sqaron Shkolla e Magjistraturës.

Në këto kushte, pritet që brenda muajit tetor të zhvillohet konkursi, por ende e pa caktuar dhe interesante ngelet numri i kandidatëve që do të pranojë kjo shkollë në kushtet kur për shkak të reformës në drejtësi, gati 100 gjyqtarë a prokurorë pritet të japin dorëheqjen, shifër kjo e artikuluar në Kuvendin e Shqipërisë nga ekspertët ndërkombëtarë.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City