Razip Mahmutaj, personi i cili është etiketuar nga policia si “orkestruesi” i grupit kriminal që qëllon me armatim të rëndë në drejtim të policisë në aksionin për asgjësimin e parcelave me kanabis në Lazarat, thotë se do të dorëzohet kur të qetësohet situata. Në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report ai tha se nuk mund të dalë mes plumbave.
Razip Mahmutaj ka thënë se gjatë ditës së djeshme nuk ka qënë fare në shtëpi, por në mal me bagëtinë. Ai tha se parcela me kanabis që është asgjësuar nuk është pronë e tij.
“Jam në shtëpi tani. Përjashta s’kam dalë se ka të shtëna armësh. Po qëllojnë drejt shtëpisë sime dhe zonës përrth. Ku të shkoj në polici, si të shkoj në polici. Më tha dhe kryetari i Komunës, por si të shkoj” ka thënë Razip Mahmutaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Kush është Razip Mahmutaj, i “forti” i Lazaratit,qëlloi në 2004 helikopterin