Mahnit në Amsterdam "Marubi"
100 vitet e fotografisë shqiptare

Mahnit në Amsterdam 100 vitet e fotografisë shqiptare">
Këtë të premte u çel ekspozita “Dinastia Marubi - 100 vite e studios fotografike shqiptare”, në Amsterdam, ku ceremonia e kësaj ekspozite është përcjellë nga afër edhe nga ministrja e Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro, bashkë me ministren e kulturës në Holandë,Jet Bussemaker. Kjo ekspozitë do të rrijë e hapur deri më 27 nëntor, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit - FOAM. Në këtë ekspozitë janë eskpozuar fotografitë e përzgjedhura nga 1856 deri 1959. 

ekspozita marubi

Në këtë ekspozitë ka qenë e pranishme edhe drejtoresha e FOAM znj. Marloes Krijnen, kuratoren e ekspozitës Kim Knoppers, ambasadorja holandeze në Shqipëri, Deëi van de Ëeerd, ambasadorja shqiptare në Holandë, Aida Sakiqi si dhe personalitete të tjera të njohura.

Ekspozita me fotot e Marubit u prit me kureshtje dhe interes të veçantë nga publiku holandez, ndërsa në fjalën e saj Ministrja Kumbaro prezantoi një copëz të historisë 100 vjeçare të kësaj dinastie.

Niseshin nga gjithë Shqipëria në Shkodër, në skajin verior të vendit, veç për atë fotografi, mbi kolltukun e pashmangshëm ku uleshin pa fund, personazhet e fillim-shekullit XX, gjithë shoqëria shqiptare kalonte në atë sfilatë, me po atë sfond floreal që imitonte kopshtin, dhe krahun e zonjave mbështetur. Një ritual elegant oksidental të kuruar deri në detaje, që alternonte portretet me veshje tradicionale, me vështrime befasuese, sidomos femërore që nga ezmerja deri te turçelesha, nga lypsarja deri te madama, duke e kthyer çdo portret në një arketip”, tha Kumbaro.

Ministrja e cilësoi këtë ekspozitë jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore por mbi të gjitha si një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse siç theksoi ajo “pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur. Kemi sjellë këtu në zemër të Evropës një copëz të Historisë së Fotografisë Shqiptare si një faqe të pasaportës sonë kulturore, por edhe si një ftesë për të ardhur në Shqipëri, sepse pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur në vend”.

Kumbaro ka ndarë me të pranishmit edhe detaje personale për rëndësinë dhe famën që kishte Marubi në Shqipërinë e varfër e të paurbanizuar të viteve 30, ku mungonin rrugët e makinat, e ku njerëz nga gjithë skajet e vendit niseshin enkas drejt Shkodrës veç për të pasur një foto nga studio e Marubit.

“Ishte një kohë, diçka më pak se një shekull më parë, kur në Shqipërinë pa rrugë, pa transport, pa teatër, pa ekspozita, kishte shqiptarë që merrnin rrugën, nga qoshe të tjera të vendit për të bërë një foto në studion Marubi – këtë më rrëfente gjyshja nga ime nga Gjirokastra ne jug te Shqipërisë, tek më tregonte me krenari foton e saj e të gjyshit tim në fillim të viteve 30”.

"Sot - përfundoi Kumbaro, - "është koha kur duhet marrë avioni, trageti, apo makina, për të vizituar Muzeun më të bukur të Fotografisë në Ballkan pa dyshim! - por edhe me krenari do të thoja, një muze dinjitoz europian"

ekspozita marubi
marubi
ekspozita marubi
ekspozita marubi
ekspozita marubi
 Foto të tjera..
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë