Maji me 5 të vdekur nga aksidentet në punë! Konfederata e Sindikatave: Inspektoriati i Punës në gjumë dimëror

Maji me 5 të vdekur nga aksidentet në punë! Konfederata e Sindikatave: Inspektoriati i Punës në gjumë dimëror

1716797805_Screenshot6.jpg

Foto: Pallati ne ndertim ku humbi jeten Adrian Fejzullahi

Pesë persona kanë humbur jetën në aksidente në punë brenda këtij muaji. Sot ishte tragjedia e fundit kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i 7 i një pallati në ndërtim e sipër në rrugën  “Aleksandër Mojsiu” në kryeqytet. 

Ky është aksidenti I 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj. Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati  i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror” shpreh shqetesimin Konfederata e Sindikatave e Shqipërisë në një njoftim të shpërndarë me whatsapp.

Në 21 Maj  në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente, thuhet në njoftimin e konfederatës.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 53-vjeçari humb jetën në ditën e 5-të të punës, ra nga kati i 7-të i pallatit kur po ngjiste kovat me llaç! Arrestohet përgjegjësi i kompanisë nënkontraktore (EMRI+VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit