Tiranë/ 53-vjeçari humb jetën në ditën e 5-të të punës, ra nga kati i 7-të i pallatit kur po ngjiste kovat me llaç! Arrestohet përgjegjësi i kompanisë nënkontraktore (EMRI+VIDEO)

TIRANË-  Adrian Fejzullai kishte pak vite që ishte kthyer nga Greqia për të ndërtuar jetën këtu në Tiranë. Me bashkëshorten e tij jetonin në Shkozë, pranë të vëllasë.

Sot ishte dita e pestë e punës pranë kompanisë “Andi Konstruksion”, e cila po ndërtonte pallat në zonën e ish-Kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë. Në lidhje me aksidentin fatal, policia ka vënë në pranga Gerald Krrashiin përgjegjës i kompanisë nënkontraktore, e cila kryente punimet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm 53-vjeçari ka qenë duke ngritur kova me llaç kur ka rënë nga lartësia, nga kati i 7, duke marrë dëmtime të rënda të cilat rezultuan fatale dhe i morën jetën. Si pasojë e plagëve ai ka humbur jetën, ndërsa pallati në ndërtim nuk ka as skelë apo rrjet ndërtimi.

Në një foto të siguruar nga Shqiptarja.com Fejzullahu, ngre një dolli, që duket se është e fundit.

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi Adrian Fejzullahu, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Burime nga Inspektoriati i Punës bëjnë me dije se Fejzullahu kishte 5 ditë që kishte nisur punën pranë kompanisë “Andi Construction” dhe rezulton i siguruar. ‘Andi  Construction’ ka si administrator Latif Mihën, nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve, njëkohësisht edhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Pallati në të cilin punimet kishin nisur prej korrikut 2023 ka afat të përfundimit dhjetorin e vitit 2027.

Maji i zi 

Ky është rasti i tretë i humbjes së jetës në kantier ndërtimi brenda këtij muaji duke ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me masat e sigurisë me të cilat punojnë ata.28-vjeçari në Tiranë dhe dy punonjës të tjerë në Lezhë.

Ndërsa brenda këtij muaji humbën jetën 5 persona mes tyre 3 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Tiranë/ Vdekja e 53-vjeçarit teksa punonte në pallatin në ndërtim, arrestohet përgjegjësi i kompanisë nënkontraktore

1716797805_Screenshot6.jpg

Gerald Krrashi, përgjegjës i kompanisë nënkontraktore, e cila kryente punimet për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-Kinostudios në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë, është arrestuar nga policia pas vdekjes në punë të 53-vjeçarit Adrian Fejzullai. Në hetim është vënë E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive.

Burim për Report Tv bëjnë me dije se Gerald Krrashi është arrestuar për veprën penale ‘Shkelja e rregullave në punë, me pasojë vdekjen!’.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç.'- njofton policia.

Adrian Fejzullai, humbi jetën mëngjesin e sotëm në punë. Ai kishte pak vite që ishte kthyer nga Greqia për të ndërtuar jetën këtu në Tiranë. Me bashkëshorten e tij jetonin në Shkozë, pranë të vëllait.

Ora 19:31
Ishte kthyer nga Greqia të jetonte në Tiranë/ 53-vjeçari vdiq në kantierin e ndërtimit, i vëllai për Report Tv: Duam drejtësi, jo lekët e funeralit

Drejtësi kërkon familja e Adrian Fejzullahut që gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 7 i një pallati në ndërtim në zonën e ish-kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

I vëllai Leonard Fejzullahu tha për gazetaren e Report Tv Xhoana Çallaku se kanë bërë denoncim në komisariat dhe se deri më tani janë arrestuar dy persona.

Pyetje: Si e mësuat ngjarjen?

Leonard Fejzullahu: Më mori në telefon shoferi i ambulancës nga telefoni i vëllait. Vëllai e kishte pasur telefonin në xhep, i kishin hapur telefonin dhe më kanë marrë mua. E kanë parë numrin tim pasi  i kisha rënë më herët në celular. Gjithë jetën ka punuar në ndërtim por prej një jave punonte te ajo firma.

Pyetje: Ju thatë se ju thirrën dhe te morgu?

Leonard Fejzullahu: Më thirri shoferi i ambulancës e më tha është në gjendje të rëndë. I thashë a të vij te spitali? Jo më tha më prit në shtëpi. Erdhi më mori këtu, pastaj rrugën më tha se ka vdekur. Kur shkova unë e gjeta të vdekur, ishte bërë sallatë, hemorragji e brendshme.

Pyetje: A ishte i siguruar në punë vëllai juaj?

Leonard Fejzullahu: Këta thonë se gjoja ka qenë i siguruar, po ku ta dimë ne, ata ashtu thonë.

Pyetje: Çfarë kërkese keni?

Leonard Fejzullahu: Ne kërkojmë drejtësi nga shteti.

Pyetje: A tentuat të flisni me pronarin e firmës?

Leonard Fejzullahu: Pronarin e ka marrë policia. Ne shkuam dhe bëmë denoncimin te komisariati nr.4, pastaj pronarin e teknikun i ka arrestuar policia. I ati i pronarit na erdhi te shtëpia dhe na tha që i marrim ne përsipër shpenzimet. Jo, unë nuk kam nevojë për shpenzimet kam nevojë për drejtësi. Vëllai ka lënë gruan dhe nënën 80 vjeç. Nuk ia di emrin se nuk u prezantua, tha jam babai i pronarit të firmës. Tha do u mbuloj shpenzimet, i thashë nuk kam nevojë. Te morgu nuk kam gjetur asnjë person nga firma ndërtuese. 

Ardian Fejzullahu ishte kthyer vitet e fundit në atdhe nga emigrimi në Greqi. Kantieri nuk ofron kushte sigurie, ndërsa firma i përket n/kryetarit të shoqatës së ndërtuesve, Latif Miha. 

Ora 18:11
FOTO/ Humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Tiranë, kush është 53-vjeçari! Ishte kthyer nga Greqia të jetonte në Tiranë

1716820263_3f89f120ec354aebabef51fca3a475ef.jpg

Foto: Ardian Fejzullahu

Adrian Fejzullahu kishte vetëm 5 ditë që ishte pjesë e skuadrës për ndërtimin të pallatit në zonën e ish Kinostudios ku dhe sot në mëngjes humbi jetën pasi ra nga kati i 7-të.

Ka qenë duke ngritur kova me llaç kur ka rënë nga lartësia në pallatin i cili nga një vëzhgim i thjeshtë nuk ka as rrjeta dhe as skela. 

Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com, Fejzulla ngre një dolli për jetën. Kështu do e kujtojë dhe një mik i tij i cili tregoi për gazetaren Xhoana Çallaku se Adriani së bashku me bashkëshorten kishin jetuar në Greqi e së fundmi ishin kthyer për të jetuar në Shqipëri. Ata nuk kishin fëmijë e jetonin tek vëllai i tij në Shkozë.
Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet dhe përgjegjësit e humbjes së jetës së 53 vjeçarit 

Ora 11:40
SKEDA/ Maji i zi për punëtorët! 5 persona humbin jetën në punë, 3 prej tyre janë 20 vjeçarë

1716803208_1716803147kantierndertimi.jpg

(Foto: Kantieri i ndertimit ku humbi jeten Ardian Fejzullahu)

Mund të quhet Maji i zi, ky i 2024 . 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.

1 - Emiliano Frroku 28-vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin të Lezhës. I riu gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates

2- Preng Gjoni, 50 vjeç punëtor ndërtimi humbi jetën më 11 maj në Kune (Shëngjin të Lezhës).Preng Gjoni u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Për këtë rast Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.

3- Armond Peshku,  29 vjeç, minator humbi jetën më 21 maj në minierë në Thekën të Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij kur u zu poshtë nga masivi shkëmbor. Kolegu i tij Hajdar Bala, 40 vjeç mbeti i plagosur.

4- Jurgen Veshi, 24 vjeç, punëtor në gurore, humbi jetën më 22 maj, teksa punonte në një gurore në Brataj të Selenicës. Një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. 

5- Adrian Fejzullahi, 53 vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 27 maj teksa punonte në një pallat në ndërtim. Ra nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim teksa ka qenë duke ngjitur disa kova me llaç.

Ora 11:30
Po ngjiste kovat me llaç, 53 vjeçari bie nga kati i 7-të në Tiranë, pallati po ndërtohej nga firma e nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve

Subjekti ndërtues i pallatit në ndërtim në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Tiranë ku humbi jetën sot 53-vjeçari Adrian Fejzullahi është shoqëria “Andi Konstruktion’ shpk i cili nga një verifikim në QKR rezulton se ka për administrator Latif Mihën.

Miha rezulton të jetë dhe nënkryetar i shoqatës së ndërtuesve. Detyra e tij është që të marrë pjesë në mbledhjet e përgjithshme dhe të bordit drejtues në mungesë të kryetarit. Po kështu Z. Miha është kandidat i Këshillit Kombëtar të Punës dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

EKSTRAKT I REGJISTRIT TREGTAR PËR TË DHËNAT E SUBJEKTIT “SHOQËRI ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR”

Ora 10:36
Maji me 5 të vdekur nga aksidentet në punë! Konfederata e Sindikatave: Inspektoriati i Punës në gjumë dimëror

1716797805_Screenshot6.jpg

Foto: Pallati ne ndertim ku humbi jeten Adrian Fejzullahi

Pesë persona kanë humbur jetën në aksidente në punë brenda këtij muaji. Sot ishte tragjedia e fundit kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i 7 i një pallati në ndërtim e sipër në rrugën  “Aleksandër Mojsiu” në kryeqytet. 

Ky është aksidenti I 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj. Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme. Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati  i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror” shpreh shqetesimin Konfederata e Sindikatave e Shqipërisë në një njoftim të shpërndarë me whatsapp.

Në 21 Maj  në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente, thuhet në njoftimin e konfederatës.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kashif: 18/07/2024 11:27

    I want work

    Përgjigju
  • Iris: 28/05/2024 02:14

    C'te thuash me pare per kete tragjedi.Nje ndertues pallati qe eshte njekohesisht nenkryetar i shoqates se ndertuesve,kandidat i Keshillit kombetar te punes dhe anetar i Bordit drejtues te ISSH dhe nga ana tjeter nuk ploteson as kushtet minimale te ndertimit si skele e rrjete ne pallatin ne ndertim dhe sikur te mos mjaftonte kjo dhe tragjedia,dergon babain tek familjaret e viktimes me nje propozim mbulim shpenzimesh funerali qe tingellon me teper si nje perpjekje per t'u mbyllur gojen. Pallat 7 katesh e ndoshta me shume e megjithate llaci ngjitej nga muratoret me kova.Mu kujtua padashje ai djali qe vdiq diku ne jug te vendit(se nuk me kujtohet qyteti) nga kablloja e keputur e ashensorit primitiv e te sajuar, qe pronari kishte vendosur per transportimin e arkave me pije dhe ai lokal sa katesh ishte, e prape kishte nje bicim /ashensori/ per transport arkash,kurse ky ishte pallat shumekatesh dhe punetoret i ngjisnin kovat me llac me krahet e tyre duke rrezikuar jeten.Dhe familja e viktimes ne vend te njoftohet zyrtarisht nga policia qe duhet te ishin ata te paret qe duhet te trokisnin ne dere,njoftohet nga shoferi i ambulances! Cfare te thuash me pare!

    Përgjigju
  • iliri: 27/05/2024 20:49

    po pse keahtu punohet ne ndertim,,,duke ngjitur kovat me krahe,,,cdo ngarkese ngrihet me vinc...te arrestohet pronari dhe inxhinjeri i pallatit....

    Përgjigju
  • Alex: 27/05/2024 19:49

    I pari dhe i fundit qe i mbushi mendjen Kryeministri Rama qe te kethehet ne Shqiperi

    Përgjigju
    • Non-grata: 28/05/2024 03:41

      Nongratat aty janë me Ramën në Shqipëri. Presin me padurim sa njerëz nga diaspora arriti të mashtroj Ramamedia.

  • Tmerr: 27/05/2024 11:09

    Nga te kete punetore pastaj kur vetem ne nje muaj 4 njerez humben jeten nga aksidentet ne pune.

    Përgjigju
  • Luli: 27/05/2024 10:22

    Duhen ligje me te rrepta, nder to denshperblimi prej punedhenesit duhet te jete shembullor, qe te zbatojne me perpikmeri kushtet e sogurise

    Përgjigju
  • emigranrti ne itali..: 27/05/2024 10:13

    RROFSH O EDI RAMA SE NA KENAQE,,,,,KEMI QEJF KUR VIJME NE SHQIPERI...PER VIZITE ..kaq mire eshte sa njerezit fluturojne vete nga pallatet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit