Majko del hapur: Krimi na zgjedh ne
më kanë thënë pi një kafe me filanin

Majko del hapur: Krimi na zgjedh ne<br />më kanë thënë pi një kafe me filanin<br>
Ministri për Diasporën, Majko ka folur sot në Kuvend dhe duke iu referuar debatit që pati mes palëve, të cilat akuzonin njëra tjetrën si të inkriminuara. Pandeli majko ka thënë se është koha që gjërat të thuhen ashtu si janë në të vërtetë.

Majko: “Po, në Shqipëri është krijuar një shtresë njerëzit që shesin votën por duhet ndarë kjo punë, keni marrë 200 mijë vota më pak për ndonjë arsye tjetër, apo se krimi, mafia, droga, paratë e kanabisit kanë ndikuar në këto vota.

O jeni viktimë o ka ndodhur diçka tjetër. Cfarë ka ndodhur në Shqipëri me krimin, krimi i organizuar në vend, krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në disa zona të caktuara.

Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë? Eshtë ajo kafja shef, më kanë thënë.

Tani paguhemi nga paratë e taksave, jemi dhe po kthehemi në kosto, ka një mallkim shumë të veçantë në Veri, që unë kur e kam dëgjuar më është ngjethur mishi, “të vdektë fjala” dhe duhet ta kuptojmë që në një parlament ku ka më shumë kuptim batuta se sa një diskutim serioz, ne po na vdes fjala.

Eshtë mirë që të kuptojmë se ky diskutimi i sotëm më shumë se sa kush ka dalë në foto me kë, të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta, të kuptojmë që ky vend ka filluar një proces të rëndësishëm, po bëhet Vettingu, që do vërë prapa hekurave ata që janë të lidhur me krimin e organizuar. S’e kuptoj ku fillon kërkesa juaj që të lërë Vettingun në kaos. Edhe sikur nesër të vini ju në pushtet, s’besoj se do bënit ndonjë revolucion".


Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm