Majko,ironi me opozitën:Ministrat
​teknikë janë bërë si “big brother”

Majko,ironi me opozitën:Ministrat<br />​teknikë janë bërë si “big brother”
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha dje se ministrat teknikë të Partisë Demokratike janë bërë si “big brother” dhe “big sister”.

Pandeli Majko tha se ministrat e PD do të jenë vetëm një muaj në detyrë dhe kanë filluar të kontrollojnë Facebook-un.

“E di që sot në miting ka shumë njerëz që për shumë arsye na kanë vënë dhe syze. Një pjesë e tyre i kanë vënë nga halli se punojnë në administratën civile. Na janë bërë ministrat teknik si “big brother” dhe “big sister”.

Kanë filluar shikojnë edhe Facebook. Imagjinoni vetëm një muaj në zyrë do të jenë dhe shikoni çfarë bëjnë, po katër vjet? Nuk ka sinjal më të mirë për çdo socialist, i cili sot duhet të reflektojë së bashku me çdo qytetar, se çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Megjithëse kishim mazhorancën ne ofruam kompromis, një kompromis që po çon këtë fushatë të pa polarizuar, të pambyllur në çadër por duke i çuar të gjithë tek kutia e votimit”,
tha deputeti socialist. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime