Ish-deputeti i LSI-së: Pas Kokës, përjashtuam edhe këshilltarët e Durrësit që bashkuan votat me PS-në

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin "45 Minuta" të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se në datë 16 mars qytetarët do të marrin fatet e tyre në dorë për të larguar qeverinë Rama. Ai tha se pas protestës së të shtunës do të fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. I pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar këtë qeveri nëse arrihet konsensusi politik, Brahimllari u shpreh se 'Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet. Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së. Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama". 

Report Tv publikoi mbrëmjen e djeshme një sondazh të realizuar nga "GPF Inspiring Research", ku 75% e qytetarëve shpreheshin kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, ndërsa LSI-ja shënonte një rënie të dukshme krahasuar me zgjedhjet e 2017. Por si i komenton Brahimllari shifrat?  "Absolutisht kemi të dhënat tona, dhe nuk i reflektojnë, nuk dua të merrem me paragjykimet e sondazhit, por një e dhënë korrekte ka qenë komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët. Fryma pozitive dhe në rritje në mbarë vendin, tregon që qytetarët janë pro djegies së mandateve. Sondazhi më i mirë është ai që marrim me qytetarët në takimet e drejtpërdrejta. Nëse Rilindja ka dyshime mbi sondazhet ta dërgojë vendin në zgjedhje edhe e shikojmë. Çuditem që nuk na ka nxjerrë 3%. Sondazhi i vërtetë është ai që kemi nga komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët".

Pas Lefter Kokës, që doli kundër vendimit të grupit duke pranuar mandatin dhe u përjashtua, ish-deputeti Brahimllari thotë se fatin e tij e kanë pësuar edhe këshilltarët në bashkinë e Durrësit që bashkuan votat me socialistët në Këshillin Bashkiak duke votuar disa projektvendime.  "LSI ka një vendim zyrtar, në datë 22 mos gaboj ka qenë mbledhja e Komitetit Drejtues ku vendosi, që cilido që thyen vendimin politik është i çregjistruar si anëtar partie. Koka nuk është deputet i LSI-së. Unë kam komunikuar në momentin që ka qenë deputet, mbi aktivitetit e LSI. Ka thyer vendimin e grupit, cfarë shkaqesh doni më? Këshilltarët e Durrësit? Jam vendosur në dijeni, cilido që thyen vendimin politik të LSI-së dhe nuk është në interesa të qytetarëve nuk përfaqëson vullnetin e LSI-së,kjo është e njëjtë si për deputetët dhe për këshilltarët. Ky është vendimi politik i LSI-së".

Në fund të intervistës, ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë dje në Tiranë, i cili duke iu referuar situatës politike në Shqipëri i bëri apel opozitës që të mos dalë kundër integrimit të vendit në BE. "Ne nuk jemi kundër, ne kërkojmë që të hapen negociatat, pasi niveli i kontrollit do të jetë më i lartë për qeverinë" përfundoi ish-deputeti i LSI-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 14/03/2019 23:34

    Deputetet e Mones hahaha dil bej prape gangesterin o fytyr debili se gati jane prangat. Ky gjysmak, Kerpaci, Mehmetaj ju japin mend shqipetareve. O pike e zeze.

    Përgjigju
  • Beni: 14/03/2019 20:48

    Antikapati te ricikloj prap Saliun me Meten

    Përgjigju
  • Raul: 14/03/2019 20:18

    Ky Edhjet Brahimkari leshitdhise eshte fryre shume, si gjeli maje plehut, por leshelija ka ikur per lesh

    Përgjigju
  • Billi: 14/03/2019 20:01

    Eshte turp per keto tv qe i japin audience ketij patllixhani dhe disa debakitasve te LSl qe jane per turp.....

    Përgjigju
  • Ben: 14/03/2019 19:53

    Uff,duhet me ndigju edhe kete katunarin klasik.

    Përgjigju
  • Bleta: 14/03/2019 19:52

    Socialistet dhe shqiptaret duan Ramen kryeminister o koketul. Nuk merrni vesh se jemi lodhur nga njerez dembele e te paafte si Majko, Monika e compani

    Përgjigju
  • Populli: 14/03/2019 19:37

    Or pall qysh doni ju do behet ju ka ran sharra ne gozhd kujtut leht ju do shofim dhe 16 fusni koken ner shal prap kot si thon QENI QE LEF NUK TE HA deri ne ate pik kini vajtur dhe ju

    Përgjigju
  • xreport: 14/03/2019 18:30

    nuk e dua majkon kryeminister... i kan bo pazaret ne 97 98 99 ... jan i njejti grup.... berisha, majko, iliri. rroft edi rama edhe 8 vjet kryeminister

    Përgjigju
  • Fahri Kar Balliu: 14/03/2019 18:23

    O Endrit kokrroçka, kur jep mend dhe ti mos ngelt mo klysh Mone ne politike.

    Përgjigju
  • Mondi: 14/03/2019 17:59

    O debil me kete nivel qe ke edhe dhite I humbet ruges se ste besojne jo me njerezit qe ti edhe te niveli ulet je nen mesatare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja