Majko-Llallës: Nuk luftohet
korrupsionime deklarata politike

Majko-Llallës: Nuk luftohet<br />korrupsionime deklarata politike
TIRANE- Mazhoranca përplaset për herë të parë me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i tërhoqi vëmendje kryeprokurorit për luftën ndaj korrupsionit duke shtuar se ajo nuk luftohet vetëm me një shtesë prokurorësh. Në vijim të akuzës së tij, Majko theksoi se Llalla po bën politikë me deklarata se janë nën hetimin ish-ministra. “Ju lutem, historllëqet e përgjithshme nuk bëjnë asnjë gjë në këtë histori. Shqetësimi kryesor është marrdhënia e korrupsionit në shtetin tonë është e diskretituar dhe ju jeni institucioni përgjegjës.

Dyshimi jonë i madh është se ju jeni e njëjta trupë që keni funksionuar dhe më përpara dhe vazhdoni e trajtoni problemin sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe do t’ju zgjidhë problemin shtesa në buxhet, në personel apo njerëzve në IT, ky është problemi i luftës kundër korrupsionit? Apo deklaratat tuaja se do të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme nga ato që do të marrim vesh nga hetimet? Apo nga ato që thoni nëpër media se po hetoni disa ish-ministra dhe ministra? Nuk janë sekrete hetimore këto? Apo po bëni politikë?

Na hahet të hamë, na rriten thonjtë, t’i presim, thoshte Dritëro Agolli dikur”, u shpreh Majko. Por kryeprokurori në përgjigjen e tij të tensionuar theksoi se hetimet do të vijojnë dhe se çdo kundërshtim që ka për deklaratat e tij, nuk përbëjnë problem për atë. “Lidhur me luftën kundër korrupsionit, është fakt dhe e përsëris vazhdimisht është pengesë, mungesa në stafin e saj. Nëse ju jeni i shqetësuar për deklaratat e mia publike, mbetet shqetësimi juaj. Unë e përmend dhe do e përmend vazhdimisht se ne jemi në proces hetimi dhe do vijojmë të hetojmë cdo rast ku kemi dyshime. Rezultat më pas do i nxjerrin hetimet”, u shpreh Llalla.

Burgjet
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vijojë më tej me një seancë dëgjimore me Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço lidhur me buxhetin vjetor të vitit 2015. Në fjalën e tij Naço theksoi se për ëvitin 2015 është parashikuar nj fond prej 19 milion eurosh për rindërtimin e burgjeve duke shtuar se një pjesë e tyre janë ndërtuar që në luftën e dytë botërore. Sipas Naços, për këtë vit nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e burgjeve të reja, por vetëm rindërtimin e tyre.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna