TIRANE - Dhunë e ushtruar ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni ka tërhequr vëmendjen e politikanëve shqiptar. Deputeti i PS, Pandeli Majko ka reaguar në statusin e tij në Facebook, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni, ku dënon ashpër këtë sjellje ndaj fëmijëve shqiptarë dhe kërkon reagimin e instutucioneve përgjegjëse.

Ai kritikon opozitën maqedonase se është ftohur ndaj ruajtjes së interesit të shqiptarëve, por jo vetëm që jetojnë në Maqedoni. “Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni.

Në fillim me maska në ambjentet e shkollës dhe sot (dje)në Shkup nga tifozë “të mërzitur”… Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për “LODRAT E PUSHTETIT”…

Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët të cilën e thonë në Shkodër: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!” Shpresoj të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë e opozitës së “ftohur” maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush”, shkruan Majko në Facebook.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)