TIRANË – Pandeli Majko e ka konsideruar vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e pagave si “kulmin e papërgjegjshmërisë dhe si një gjest të paprecedentë në një kohë kur financat e vendit janë në rrënim. Sipas tij “vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen! Në të kundërt, Kuvendi i ri do ta nisë punën me falimentimin e qëllimshëm të financave të shtetit.
Në një shënim që ka lënë në Fb, Majko tha : “Sot mësova që qeveria në detyrë - humbëse e zgjedhjeve të 23 qershorit - ka marrë vendimin për rritjen e rrogave. Ky është një gjest i paprecedentë. Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?!
Çfarë janë duke bërë me financat e vendit këta qeveritarë të përkohshëm?! Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për “premtimet e mbajtura” të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?!” – pyet Majko.
Gjithashtu, deputeti i posazgjedhur i PS-së, duke iu referuar shqetësimeve të ngritura nga media, thotë se “ministria e Financave sapo ka shpallur ankandin e rradhës për bono thesari me afat 12-mujor dhe 6-mujor maturimi, në total 25.4 miliardë lekë të reja.
Ky ankand do të zhvillohet ditën e martë, më 9 korrik, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku do të shiten përkatësisht 16.4 miliardë lekë bono 6-mujore dhe 9 miliardë bono me afat njëvjeçar maturimi. Kjo praktikë është e zakonshme në të gjithë muajt e vitit, por kurrsesi në periudhën, gjatë së cilës qeveria konsiderohet si “qeveri në detyrë”.”
Banka Botërore dhe FMN kanë shprehur alarm për nivelin e borxhit publik të Shqipërisë dhe stabilitetin financiar të saj. Pyetjet janë shumë dhe të hidhura. Disa prej tyre janë:
Sa është borxhi i Shqipërisë? Si është bilanci i pagesave të shtetit shqiptar aktualisht?! Kush do përgjigjet para ligjit në se situata ekonomike e vendit po shkon drejt një paralize financiare?!
Kush mendon se luan të “zgjuarin” dhe “burrin e mirë” të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt! Ka ende kohë për reflektim për ata që e duan këtë vend edhe kur nuk janë në pushtet!”- bën thirrje Majko.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com