TIRANE- Komisioni i Ligjeve kaloi dje pa i hedhur në votim dy dekretet e presidentit Nishani për emërimin e Admir Thanzës dhe Tom Ndrecës në Gjykatën e Lartë.
Mbledhja fillimisht nisi me prezantimin e dy kandidatëve për Gjykatë të Lartë, të cilët do të zëvendësojnë në këtë post Besnik Imerajn dhe Gani Dizdarin të emëruar në Gjykatë Kushtetuese. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk kaloi pa debate, të cilat arriten e deri në fyerje mes Rusmajlit dhe Majkos.
Seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me dy kandidaturat e propozuara nga Nishani për anëtarë të Gjykatës së Lartë përfundoi në në sherr dhe fyerje personale mes kreut të këtij komisioni, Ilir Rusmalit dhe deputetit të PS, Pandeli Majko. Ndërkohë që shqyrtimi i kandidaturave Admir Thanza dhe Tom Ndreca zgjati vetëm pak minuta, pasi opozita i vlerësoi 2 gjyqtarët si të papërshtatshëm për në trupën e gjykatës Supreme.
Pas prezantimit të dy kandidaturave mes anëtarëve të komisionit nuk kishte as diskutime dhe as pyetje ndërsa kreu i komisionit, Ilir Rusmaili i kaloi ato pa i hedhur në votim pas konsensusit të opozitës siç tha vetë ai. "Nuk ka pyetje nga kolegët. Do të thotë që kjo pjesë e kësaj pike të rendit të ditës, zhvillimi i seancës dëgjimore me dy kandidatët mbyllet këtu", tha Rusmaili.
Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë dhe deputeti i opozitës Pandeli Majko, i cili tha se nuk u ndoq procedura pasi dy kandidaturat nuk u hodhën në votim. “Me sa di unë dekretet hidhen në votë apo jo? A u hodhën në votë dekretet?Për çfarë jeni këtu, për të bërë vota apo për të hedhur në votë dekretet e Presidentit të Republikës. Po lëri tani këto komedira”, iu drejtua Majko. Kërkesa e opozitës për të rihedhur në votim dy kandidaturat u hodh poshtë ndërsa Komisioni i Ligjeve vazhdoi me rendin e ditës.
NUMRAT
Por, megjithë kundërshtitë e opozitës, rruga drejt Gjykatës së Lartë për Thanzën dhe Ndrecën, nuk duket e vështirë. Mjafton vetëm një shumicë e thjeshtë votash në Parlament, pasi megjithë largimin e LSI nga mazhoranca, aktualisht opozita është pa 4 numra, falë deputetëve të përjashtuar nga seanca për 3 javë, pas sherrit me deputetin Islami.
Byroja e Kuvendit ndëshkoi deputetët Gazmir Bizhga, Sajmir Tahiri, Ndrecë Deda dhe Arben Çuko. Bizhga, Deda e Çuko u përjashtuan për 21 ditë, ndërsa Sajmir Tahiri u dënua më 14 ditë përjashtim nga Parlamenti. Ndërkohë që e djathta ka edhe 3 votat e ish- socialistëve të larguar nga grupi i majtë parlamentar.
LIGJI PËR NOTERËT
Gjatë mbledhjes së djeshme komisioni miratoi edhe ndryshimet që ishin bërë për ligjin për noterët, që parashikon kalimin e aktit të trashgimisë pa nevojën e gjykatës, por thjesht nëpërmjet notërve. Rusmaili kërkoi ashpërsimin e penaliteve të noterëve, pasi sipas tij nëse një noetr kapet në shkelje të ligjit, atij duhet t`i hiqet licensa. Për përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë penalitetet janë të parashikuara edhe në kodin përgjgjës.
DEBATET NË KOMISIONIN E LIGJEVE
Rusmali: Pyetje nga kolegët? Nuk ka pyetje. Do të thotë që kjo pjesë e rendit të ditës mbyllet këtu. Vendimi për kandidaturat do e marri Kuvendi me votim, do të thotë ne nuk vendosim gjë, por ne i rekomandojmë Kuvendit plotësime kritereve formale juridike për kandidaturat.
Majko: Me sa di unë dekretet hidhen në votë apo jo? A u hodhën në votë dekretet? Për çfarë jeni këtu, për të bërë vota apo për të hedhur në votë dekretet e Presidentit të Republikës. Po lëri tani këto komedira.
Rusmali: Ose u zgjuat tani nga gjumi ose tani ju pickuan
Majko: Kujdes me fjalorin ti
Rusamli: Kërkova që të bënit diskutime, nuk kishit. Thashë që propozimi i Komisionit, për pasojë i bie të jetë rekomandim se plotësohen kriteret. E mbyllëm pikën e rendit të ditës. Se çfarë ndodhi, vetëm zoti Majko e di.
Majko: Ku e keni konsensusin këtu?
Rusmali: Keni dhënë konsensusin. Nuk ua ngre dorën me zor. Kijeni mendjen.
Majko: Ça pyetjesh të bënin ne. Ata të dy janë të mbaruar.
Rusmali: Kur vijmë në punë për të lexuar rendin e ditës, nuk lexoj as filxhanin e Pandit, as filxhanin e Shegës.
Majko: Filxhani i satëme.
Rusmaili: Nëse nuk keni opinion do të thotë që jeni dakord me rendin e ditës.
Majko: Mos u bëj karagjoz.
Rusmali: Nëse zgjidheni me vonesë, ky është problemi juaj. Mblidhni veten se nuk jeni në terezi. O Shege a dëgjon ti se çfarë po thotë kolegu jot.
Majko: Unë them të hidhet në votim.
Rusmali: Kërkesa proceduriale u mor në konsideratë. Z.Majko kërkon të kthehet në pikën e parë për të votuar. Unë jam kundër sepse ky konsensus dhe me regjistrim televiziv i kaloi kandidaturat.
Majko: Është turk.
Rusmali: Ore mbaje veten mor burrë. Ore kujdes ti me fjalorin se ke kaluar te faqja e fundit mbi dhjetë herë. Mbaj veten se është turp për një ish-kryeministër të përdorë fjalë të ndyra, fjalë të pista në komision. Apo je pa mikrofon dhe s’të shikon njeri. Turp të vijë.
Në përfundim të prezantimit, në një moment nuk ka pasur as pyetje as diskutim, kjo ka bërë që Rusmaili, kryetari i Komisionit të Ligjeve ta marrë të mirëqënë aprovimin dhe të nisë diskutimin e pikës së dytë në rend dite. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë edhe deputeti i PS-së Majko.
“Përse kalove në pikën e dytë të votimit. E more të mirëqënë kur se kaluam në votim. “- mësohet të ketë thënë Majko.
Në përgjigje Rusmaili tha se meqë opozita nuk pati diskutime, e mora apriori se ishit dakord. Në këtë moment ka pasur replika mes Majkos e Rusmailit. Më pas është hedhur për votim nëse do riktheheshin për rishqyrtim dekretet, por deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër, duke bërë që automatikisht këto dekrete të kalojnë.
Pritet votimi i tyre në seancën e ardhshme parlamentare, dhe PS pritet të japë votën kundër.
Dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatën e lartë janë Admir Thanza, i cili ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Tom Ndreca, që vjen nga Gjykata e Apelit dhe njihet si personi që ‘i dha’ fitoren Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës në zgjdhjet e fundit lokale.
Admir Thanza ka qenë anëtar i gjykatës Kushtetuese, ndërsa Tom Ndreca është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë që e ushtron prej 16 vitesh.
Lajmi u përditësua
Redaksi Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com