Majko: Si në 1996, po shkojmë
drejt manipulimit të zgjedhjeve
Anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko paralajmëron rrezikun e përsëritjes së fenomeve të zgjedhjeve të 1996. Deputeti socialist Pandeli Majko në adresën e tij në facebook publikoi dje një analizë me titullin “Sindromi “ARTURO UI”
TIRANE- Anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko paralajmëron rrezikun e përsëritjes së fenomeve të zgjedhjeve të 1996. Deputeti socialist Pandeli Majko në adresën e tij në facebook publikoi dje një analizë me titullin “Sindromi “ARTURO UI” ku shprehet se të dhënat e shkëputura nga realiteti shqiptar paralajmërojnë një përkeqësim të situatës. Ai thotë se në politikën shqiptare po shfaqet sindromi i Artuor Ui-së, ndëshkimi i cdo kundërshtari politik dhe modeli i të fortit.
“Jemi në mes një barbarie që guxojmë ta quajmë “situatë rendi” por që mungesa e paqartësisë dhe shpesh e guximit na shtynë në shpejgime pa fund të “pse”-ve ditore.”- shkruan Majko.
Në të njëjtën ditë me daljen pas shumë kohësh, para mediave të kreut të PS, Majko shpjegon pse në politikën shqiptare po shfaqet sindromi i Artuor Ui-së.
“... Megjithëse patetike në dukje, mendoj se publiku shqiptar ka nevojë të rishikojë dramën “Arturo Ui”!... Kjo që po ndodh është një parathënie e njohur. E kemi parë por nuk duam ta ripranojmë se po na rindodh! Janë të gjtha në skenën shqiptare të vendosura deri në ironi. I kemi para syve “aktorët” që na ngjajnë me Xhirin, Xhivolën dhe të tjerë. “Djegjen e magazinave të Shitit” e kemi po ashtu. Akuzat pa fund për konspiracion janë në nivelin e batutës për nga ngjashmëria....
Mosbesimi ndaj politikës aktualisht është në kuota maksimale. Antipolitika edhe si “ves” intelektual po nxit refuzimin ndaj politikës dhe politikanëve. Ky fenomen shumë shpejt do të prodhojë protagonistët e vet publikë. Viti 2013 (kaq i zymtë me 13-tën në fund) është shanci që antipolitika pret që të rindodhi si në 1996. Dikush pas kësaj, mos u cudisni ta shikoni duke lexuar “testamentin” e falsifikuar të plakut Dok Zboru. “Mirëseerdhët në agoninë tuaj!”- Ky do të ishte konkluzioni për zgjedhjet e manipuluara elektorale. Për të gjithë, pa përjashtim! Megjithatë! Shikojeni dramën e të madhit Bertolt Breht, “Arturo Ui”, dhe vendosni vetë…Sa do të dëshiroja që i gabuari të isha unë. Padyshim!”- mbyll analizën Majko.
(su.ge/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15