Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi sot, një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës, Dardan Gashi, njoftimi është publikuar në llogarinë e Ministrin e shtetit, Pandeli Majko në Facebook.

Në këtë takim u theksua se  vendosja e piketave  bashkëpunuese ndërmjet dy Ministrive të Diasporës në funksion të diasporës dhe migracionit shqiptar.

Sensi i të gjithë bisedës mes dy përfaqësuesve ishte negocimi e marrëveshjes shumë të rëndësishme që do të firmosën në takimin e ardhshëm  mes dy qeverive.

Statusi i ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko:

Sot, prita ministrin e Diasporës së Kosovës Dardan Gashi. Punë të mira na presin përpara.

Ministri Majko pret Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës të Kosovës Dardan Gashi.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi sot, një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës, Dardan Gashi.

Takimi u fokusua mbi vendosjen e disa piketave në bashkëpunimin ndërmjet dy Ministrive të Diasporës në funksion të organizimit të diasporës dhe migracionit shqiptar.

Konkretisht, palët biseduan në lidhje me negocimin e dy marrëveshjeve shumë të rëndësishme që do të firmosen në takimin e përbashkët të dy qeverive. E para, marrëveshja kuadër në fushën e bashkëpunimit midis dy ministrive, ndërsa marrëveshja e dytë ka të bëjë me qendrat e përbashkëta kulturore, të cilat kanë për qëllim eksportimin e kulturës dhe ruajtjen e forcimin e lidhjeve të diasporës me vendlindjen.

Konkretisht, palët biseduan në lidhje me negocimin e dy marrëveshjeve shumë të rëndësishme që do të firmosen në takimin e përbashkët të dy qeverive.

E para, marrëveshja kuadër në fushën e bashkëpunimit midis dy ministrive, ndërsa marrëveshja e dytë ka të bëjë me qendrat e përbashkëta kulturore, të cilat kanë për qëllim eksportimin e kulturës dhe ruajtjen e forcimin e lidhjeve të diasporës me vendlindjen.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com