Majko thumbon Ramën: S'jam shumë i mbarë, kujt i kam dhënë teserën është zënë me këtë e ka ikur

Majko thumbon Ramën: S'jam shumë i mbarë, kujt i kam dhënë teserën është zënë me këtë e ka ikur

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko dhe kryeministri Edi Rama

Partia Socialiste ka nisur sot fushatën e anëtarësimeve të reja në parti. Në dhënien e kartave të anëtarësisë për të rinjtë e Tiranës, kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili njëherazi është edhe deputet i Qarkut të Tiranës. 

Kryetari i PS ka ftuar Majkon të shpërndajë teserat e para për të rinjtë, në cilësinë e ish-kryetarit të FRESSH, ndërsa e cilësoi si më të vjetrin në radhët e socialistëve aktualisht. Por Majko nuk ngurroi t'i përgjigjej Ramës me batutë. Mininistri iu drejtua kryeministrit se nuk është fort i mbarë për fatin e atyre në PS që marrin teserën e partisë nga ai, sepse, siç shtoi Majko, zihen me Ramën dhe ikin nga partia.  

S'jam shumë i mbarë më këto se atyre që ua kam dhënë, janë zënë me këtë dhe kanë ikur nga partia. Ky do të jetë më i ri se unë, por e gënjen mendja, se nuk është më i ri.

Pandeli Majko, ministër i Shtetit për Diasporën

Pandeli Majko i ka dhënë teserën e anëtarësisë në të kaluarën edhe Saimir Tahirit, Erion Veliajt si dhe vetë kryeministrit Edi Rama. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës