TIRANË- Pas dorëheqjes së Ardit Çelës, Këshilli Mbikqyrës i Postës Shqiptare, emëroi Majlind Lazimin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të saj.
Gjatë prezantimit, Drejtori i ri vlerësoi si prioritare rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët në çdo cep të vendit.
Objektiv madhor, tha ai, mbetet performanca ekonomiko-financiare e shoqërisë. Sipas tij Posta Shqiptare duhet të ketë ambicien për t'u kthyer në një institucion lider në treg për një gamë shërbimesh postare, financiare dhe bankare.
Ai kërkoi dedikim të plotë dhe përgjegjshmëri nga i gjithë stafi i shoqërisë për ta kthyer Postën Shqiptare në një histori suksesi në menaxhimin e kompanive publike.
"Posta Shqiptare është e gatshme që sfidat t'i kthejë në oportunitet zhvillimi për këtë sektor shërbimesh kaq të rëndësishëm për vendin", tha Lazimi.
/ATSH/
/Shqiptarja.com