Majlinda Bregu: Nuk do të
kandidoj për kryetare të PD-së

Majlinda Bregu: Nuk do të<br />kandidoj për kryetare të PD-së
Majlinda Bregu nuk do të kandidojë për postin e kryetarit të PD në zgjedhjet e 22 korrik.
 
Ish-deputetja e PD shprehet se është gati që të mbështesë cdo kandidat në garë, që është kundër Lulzim Bashës.
 
Më vjen keq që e parashikova këtë humbje. Kur unë flisja për humbjen, kolegët e mi ulnin kokën në mbledhje grupi.
 
Unë vet nuk do të kandidoj. Do mbështes një kandidat konsensual nga një grup i caktuar, që do të garojë përballë Bashës në të vërtetë.
 
Unë nuk kam nisur sot të flas sot për problemin e PD. Mua pak më intereson personazhi i Bashës, më intereson tendenca vetshkatërruese që ka për shëmbëlltyre kryetarin e PD.
 
Më intereson kjo ecja jonë qorrazi dhe rendja me vrap për t’i vënë një kapak kësaj humbje të madhe.
 
Kjo nuk është një betejë personale për të zëvendësuar Bashë
n” deklaroi ajo te Zone e Lire.

Bregu dhe Topalli kanë qenë dy zëra të fortë kritikë të Bashës, por ish-kryetarja e Kuvendit nuk është shprehur qartësisht nëse do të kandidojë përballë Bashës.
 
Ndër të tjera, Topalli deklaroi sot se nuk do lejojmë garë false, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të marrin në dorë fatet e PD.
 
Deri tani në garë janë Basha, Selami dhe Astrit Sinanaj, ndërsa e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit Astrit Patozi.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre