Majlinda Bregu nuk tërhiqet: Basha
po shkatërron degët e PD-së

Majlinda Bregu nuk tërhiqet: Basha<br />po shkatërron degët e PD-së
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka vazhduar të thumbojë kreun e opozitës për humbjen në Dibër, ku e fajëson atë gjithashtu për gjendjen të në cilën ndodhet Partia Demokratike sot.

Bregu e fton Bashën që të flitet hapur brenda partisë për problemet që kanë. Ish-ministrja e integrimit përmes një statusi ku ka publikuar mesazhin e një simpantizanti i tregon Bashës se si po shkatërrohet PD-ja e Kurbinit. 

Statusi i plotë i Majlinda Bregut:  
Kam lexuar prej mbreme me kujdes te gjitha mesazhet e komentet ne ëall apo inbox timin. Nga Tirana, Durres,Dibër, Yzberisht, Lezhë, Kurbin,Sarandë, Fier. Mos qofsha gabuar por besoj se nje komunikim i hapur brenda partise, brenda nesh, eshte nje menyre jo vetem per te bashkebiseduar per problemet e ngjashme e të ndryshme, por edhe nje detyrim per ata qe na votojne sot dhe ata qe ende nuk jane te bindur se duhet te votojne Partine Demokratike. Opozita e sotme eshte qeveria e neserme. Thene ndryshe ka nje menyre per te ditur se si do te qeveriset neser vendi, duke qene ta hapur me debatet qe konsumojme se brendshmi. Me lejen e atyre qe me kane shkruar po ju percjell nje prej tyre:

“Mirmbrema Zonja Bregu donja te ndanja me Juve shqetesimin e situates jo te mir ne degen tone ne Kurbin. Qfar po ndodh me PD dhe lidershipin e saj a esht kjo PD qe ne kishim dhe duam perse nuk behet nje analiz e thell ne kryesin e PD.a na ndihmon kjo situat per zgjedhjet e 2017, perse nuk perfundojn zgjedhjet per kryetaret e degeve ne disa rrethe, kurbini siq e Dini ngeli pa kryetar bashkie dhe aktualisht dhe pa Kryetar Partie pra po flasim per bastjonin e PD ne Kurbin… 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron