Majlinda Bufi: Rrugëtim për Roskovecin, nga fëmijëria te ëndrrat për qytetin tim

Majlinda Bufi: Rrugëtim për Roskovecin, nga fëmijëria te ëndrrat për qytetin tim

Në 20 të majit 1972 unë isha gëzimi parë i prindërve të mi i cili u rrit  edhe me pesë fëmijë të tjerë më pas. Në Roskovecin e vogël as fshat e as qytet, babi im ishte i kudogjenduri për çdo nevojë që kishin familjet me energjinë. Babai  im elektriçist në profesion, pasi kishte braktisur shkollën e mesme pedagogjike të Beratit për shkak të pamundësive financiare, vazhdoi kursin dhe shkollën e mesme pa shkëputje nga puna.

Gjatë elektrifikimit në fshatrat e Mallakastrës njohu mamin tim dhe unë isha fryt i dashurisë së tyre. Me ndershmërinë shumë strikte që karakterizonte tim atë dhe urtësinë e sime meje, u rritëm tre motra dhe tre vëllezër në familje të madhe nga të cilët sot jemi tre jemi inxhinierë, një motër  gjuhëtare dhe një motër punonjëse sociale. Vetëm vëllai i dytë nuk përfundoi dot studimet e larta në vitin e vështirë  ‘97. Në një qytezë si Roskoveci, nga e cila mbaj mend mirë rrugën kryesore që bëja nga pallati ku banonim drejt shkollës, nuk kishte asgjë argëtuese përveç lojërave në sheshin e vetëm të parkut me pisha.

Isha nxënësja më e mirë në shkollë, komandantja më e vogël në trup dhe kisha një dhunti të lindur si organizatore e çdo aktiviteti. Gjyshërit e mi Shabani dhe Këze, prindërit e babit nga Suku, ikën shpejt nga kjo jetë sa edhe mamaja ime nuk mundi t’i njohë. Por unë sa herë shkoja atëherë bile edhe sot në fshatin e tyre ku babai im ishte lindur e rritur,  më tregonin me krenari vendin e mullirit ku gjysh Shabani ishte i zoti, më i vizituari nga tërë familjet që bluanin bukën e çdo dite.

Edhe pse pak i sertë, Shabanin e mbanin për burrë të zgjuar e që nuk ia hidhje dot.  Edhe sot më vjen mirë më thonë që i ngjaj shumë atij. Deri sa shkova në gjimnaz jam rritur çdo verë buzë lumit te daja dhe te xhixhja si i thoshim ne të gjithë Razikos, ndjesë pastë, gjyshes nga mami.

Edhe sot më shkon mëndja për qumështuarin aq të shijshëm që ajo bënte sa herë unë ia kërkoja. Nga ajo ndoshta unë kam marrë këtë dëshirën që kam për të gatuar edhe pse fëmijët më bëjnë vërejtje se nuk i kushtoj pak më shumë kohë kësaj.

Se do të bëhesha një ditë inxhiniere ndërtimi nuk e kisha menduar kurrë. Si sekretare e rinisë që isha më kishin besuar bibliotekën e shkollës dhe rrija aty pas përfundimit të mësimit. Në raftet e fundit kisha zbuluar që ishin librat e ndaluar të kohës dhe i merrja kur ikja në shtëpi për t’i lexuar gjithë natën. Në mëngjes i ktheja që mësues Alemi që na jepte letërsi të mos e kuptonte që i kisha lëvizur.

Por në vitin ‘90 kur përfundova gjimnazin, të drejtën e studimit e përcaktonte Këshilli Popullor në bazë të mesatares së ponderuar të cilën e kisha në pesë më të lartat  e shkollës. Kur isha në vitin e dytë  të fakultetit, tim eti i bënë një ftesë që të isha pjesë në komisionin zgjedhor në zgjedhjet vendore të atij viti. Pas kësaj rrugëtimi kishte nisur. I përkas atij grupi njerëzish që guximin, vrullin dhe energjinë i kanë pjesë të pashtershme. Në partinë socialiste të Roskovecit ku u bëra pjesë, jo vetëm që nuk ta hapte rrugën njeri por sharjet, fyerjet, shkopinjtë nën rrota ishin të shumtë edhe për shkak të mentalitetit periferik aty.

Edhe faktin që ime motër ishte martuar në një familje të djathtë ma kujtonin dhe ma tregonin si njollë të zezë nga e cila nuk mund të pastrohesha dot për vite me radhë. Pikërisht këto më shtynë edhe më shumë që jo vetëm të mos tërhiqesha, por të luftoja edhe më tepër. Kaluan shumë vite kur në 2013 zyrtarisht u bëra pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe dy vjet më pas bashkia u bë vendi  që më merrte kohën më të madhe në 24 orë të ditës fizikisht dhe mendërisht.

Të shohësh frytin, të prekësh produktin e një projekti të realizuar, të marrësh falënderime nga njerëz të thjeshtë është kënaqësi që ta jep kjo përgjegjësi që unë kam prej 8-të vitesh. Edhe pse rastet kur  unë nuk mund t’u jap zgjidhje janë në masë jo të vogël, përsëri nuk ndalem vrapoj, luftoj, të paktën qetësoj, jap shpresë…

Do të doja të kisha të pak më shumë hapësirë, mundësi financiare, burime njerëzore për energjinë, idetë dhe dëshirat që kam për të ndryshuar vendin ku kam lindur unë dhe fëmijët e mi, mentalitetin e njerëzve që më thonë mirëmëngjesi e mirëmbrëma, për t’ia lehtësuar jetën më dobëtit dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë më të drejtëve dhe më të ndershmëve. Për këtë dua të vazhdoj këtë punë që kemi filluar unë dhe PS që në 2013-tën.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artur ajazi: 04/05/2023 12:03

    Majlinda, nje kryetare e besueshme, punetore, njerezore, korrekte meriton mandatin e ri, dhe do ta fitoje

    Përgjigju
    • Fier: 07/05/2023 14:02

      Turp ...bufi vetem buf ngelet..te arrestohet te pakten 10 vjet burg

    • Marjol: 04/05/2023 20:08

      Po

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni