Majlinda Cara merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Kurbinit: Puna, kryefjalë e çdo dite (VIDEO)

Majlinda Cara është kryebashkiakja e re e Kurbinit. Cara ka bërë betimin ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Kurbinit, ku të pranishëm ishin edhe mbështetës të shumtë. Në fjalën e saj të parë si kryetare, Cara është shprehur se kjo detyrë është një sfidë për Bashkinë, për të përmbushur pritshmëritë e kurbinasve në administrimin e këtij qyteti. Ajo tha se fokusi i saj do të jetë në përmirësimin e infrastrukturës, mirëqenies sociale, zhvillimin e turizmit, ndërhyrjet ne bujqësi, për ta shndërruar Kurbinin në një qytet më të dashur dhe të jetueshëm për të gjithë.

"Për mua, stafin e bashkime si dhe anëtaret e zgjedhur të Këshillit Bashkiak çdo ditë në vazhdim të këtij mandati do të jetë një sfidë, për t'i shërbyer me përkushtim maksimal çdo qytetari te Kurbinit, për të ndërtuar projekte te reja për zhvillimin e zonës në shumë dimensione si: përmirësimin e infrastrukturës, mirëqenies sociale, zhvillimin e turizmit, ndërhyrjet ne bujqësi e shume pune te tjera te cilat do marrin udhën e zgjidhjes gjate këtij 4 vjeçari. Puna, puna dhe vetëm puna do te jete kryefjale e çdo dite, qe ne t'u kthejmë qytetareve te Kurbinit gjithë mbështetjen e treguar ndaj nesh dhe të plotësojmë me sa mundemi çdo pritshmëri te tyren në lidhje me administrimin e qytetit duke e kthyer atë ne një qytet më të dashur, më komunitar dhe me te jetueshëm për  ne dhe fëmijët tanë. 30 Qershori na ngarkoi një përgjegjësi te madhe të gjithëve ne, e unë jam besimplote se të gjithë sëbashku, duke punuar si një trup i vetëm do të jemi në lartësinë e detyrës për të shërbyer me korrektësi e profesionalizëm ndaj çdo qytetari te Kurbinit, qofshin ato të majte apo të djathtë.

Shumë punë na presin por ne duhet të tregojmë çdo dite, me vullnet të hekurt e vendosmëri maksimale se kurbinasit u rreshtuan në anën e duhur, besuan e votuan për forcën politike që ka zgjedhur të jetë gjithmonë krah tyre. Edhe njëherë shume faleminderit, suksese e mbarësi për gjithsecilin", tha Cara.

Të pranishëm kanë qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deputetja Lindita Nikolla dhe prefekti Gjok Jaku.


Lajmi kryesor:

Betohet në një hotel kryebashkiaku i ri i Sarandës, konstituohet Këshilli Bashkiak(VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja