Betohet në një hotel kryebashkiaku i ri i Sarandës, konstituohet Këshilli Bashkiak(VIDEO)

Katër kryetarë të rinjë të pushtetit vendor janë betuar mbi kushtetutë këtë të martë. Kurbini, Saranda, Finiqi, dhe Dibra kanë konsituuar edhe këshillin bashkiak.

SARANDË- Kreu i ri i Bashkisës së Sarandës, Adrian Gurma ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është futur në ambientet e bashkisë, tashmë si kryetar i saj.

Mësohet se betimi i tij është kryer një hotel në qytetin e Sarandës, kjo sepse të pranishëm kanë qenë shumë mbështetës dhe Bashkia nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të gjithë. Gjithashtu është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak i Sarandës, ku kryetar i saj është zgjedhur Asaf Stroka me 21 vota, kundrejt 8 votave të marra nga Sotir Cipa.

Kryetarja në ikje, Florjana Koka dalë nga rradhët e PS-së nuk ka qenë e pranishme në momentin e betimit të Gurmës. Krah tij, ishte deputetit Damian Gjiknuri,  prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. 

"Nuk premtoj se do të bëj mrekullira, por Saranda e sotme do të jetë më e mirë se ajo e djeshme. Koha e fjalëve ka mbaruar, ka nisur koha e punës", tha Gurma në fjalën e tij të parë si kryetar i Bashkisë.

Nga ana tjetër, deputeti Damian Gjiknuri tha se është i bindur se Saranda në drejtimin e Gurmës do të jetë më e mirë. "Është një sfidë e vërtetë. Saranda është një qytet i mrekullueshëm. Një qytet që ofron shumë, por ka nevojë edhe për shumë investime dhe vëmendje, pasi shtimi i turistëve patjetër kërkon angazhime. Qeveria do ta mbështesë Sarandës, siç e ka mbështetur. Jam i bindur që do ta bëj shumë mirë këtë punë dhe shpresoj për ditë më të mira për Sarandën dhe shqiptarët", tha Gjiknuri.

Ndërkohë, ditën e sotme është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak i Kurbinit dhe i Finiqit duke marrë detyrën kryebashkiakja Majlinda Cara dhe Kristaq Kiço

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Konstituohet këshilli bashkiak i Dibrës , betohet kryetari i bashkisë, Dionis Imeraj

 

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli Bashkiak i Dibrës si dhe është betuar kryetari i ri i bashkisë, Dionis Imeraj, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Pas votimit në krye të Këshillit Bashkiak është zgjedhur Sokol Sava ndërsa nënkryetar Xhelal Ndreka i PS dhe Irini Shehu i Bindjes Demokratike.

Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Dibër ishin të pranishëm deputetja e partisë Socialiste Almira Xhembulla, zv. Ministri I brendshëm Besfort Lamallari, Prefekti I qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Dibrës tha  se për të është një përgjegjësi e re pa dallime partiake.

Dionis Imeraj  tha se “në këto katër vite, do të jem kryebashkiak i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i atyre që na votuan”.

“Kam besim se me ndihmën e këshillit bashkiak që sapo u konstituua do t’i kalojmë me sukses sfidat që kemi përpara. Besoj se do kemi dhe mbështetjen e instancave të larta për të punuar për bashkinë Dibër." ka thënë ai.

Zv. Ministri I brendshëm Besfort Lamallari në fjalën e tij deklaroi se si dibran u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin kryetarin e ri. Ndërsa  Deputetja Almira Xhembulla në fjalën e saj tha se është e bindur se secili prej qytetarëve të Dibrës nuk do të jetë peng I askujt por vetë peng i votebesimit të tyre dhe se ka ardhur koha që  anëtarët e këshillit bashkiak të jeni kërkues dhe bashkëpunues.

“Suksese Dionis Imeraj, Kryetar i sapo betuar i Bashkisë Dibër! Suksese Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të tij Sokol Sava " u shprehën të pranishmit e tjerë.

Ora 15:07
Betohet kryebashkiaku i Finiqit, mban fjalimin e parë si kryetar në gjuhën greke e me ceremoni fetare

 

Ditën e sotme është betuar kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço, si dhe është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak. Mësohet se Kiço ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kryebashkiak në gjuhën greke, e ndërsa është përkthyer në shqip nga një përkthyes.

Ndërkohë, kryetar i Këshillit Bashkiak është zgjedhur Ziso Nasho, me votim të hapur si kandidatura e vetme.

Kryetari i bashkisë ka shkuar në zyrë ndërsa ish-kryetari Leonidha Hristo nuk ishte paraqitur sot. Në zyrën e kryetari të bashkisë është mbajtur edhe një ceremoni fetare për bekimin e kryetarit të ri.

Ora 13:56
Majlinda Cara merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Kurbinit: Puna, kryefjalë e çdo dite (VIDEO)

Majlinda Cara është kryebashkiakja e re e Kurbinit. Cara ka bërë betimin ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Kurbinit, ku të pranishëm ishin edhe mbështetës të shumtë. Në fjalën e saj të parë si kryetare, Cara është shprehur se kjo detyrë është një sfidë për Bashkinë, për të përmbushur pritshmëritë e kurbinasve në administrimin e këtij qyteti. Ajo tha se fokusi i saj do të jetë në përmirësimin e infrastrukturës, mirëqenies sociale, zhvillimin e turizmit, ndërhyrjet ne bujqësi, për ta shndërruar Kurbinin në një qytet më të dashur dhe të jetueshëm për të gjithë.

"Për mua, stafin e bashkime si dhe anëtaret e zgjedhur të Këshillit Bashkiak çdo ditë në vazhdim të këtij mandati do të jetë një sfidë, për t'i shërbyer me përkushtim maksimal çdo qytetari te Kurbinit, për të ndërtuar projekte te reja për zhvillimin e zonës në shumë dimensione si: përmirësimin e infrastrukturës, mirëqenies sociale, zhvillimin e turizmit, ndërhyrjet ne bujqësi e shume pune te tjera te cilat do marrin udhën e zgjidhjes gjate këtij 4 vjeçari. Puna, puna dhe vetëm puna do te jete kryefjale e çdo dite, qe ne t'u kthejmë qytetareve te Kurbinit gjithë mbështetjen e treguar ndaj nesh dhe të plotësojmë me sa mundemi çdo pritshmëri te tyren në lidhje me administrimin e qytetit duke e kthyer atë ne një qytet më të dashur, më komunitar dhe me te jetueshëm për  ne dhe fëmijët tanë. 30 Qershori na ngarkoi një përgjegjësi te madhe të gjithëve ne, e unë jam besimplote se të gjithë sëbashku, duke punuar si një trup i vetëm do të jemi në lartësinë e detyrës për të shërbyer me korrektësi e profesionalizëm ndaj çdo qytetari te Kurbinit, qofshin ato të majte apo të djathtë.

Shumë punë na presin por ne duhet të tregojmë çdo dite, me vullnet të hekurt e vendosmëri maksimale se kurbinasit u rreshtuan në anën e duhur, besuan e votuan për forcën politike që ka zgjedhur të jetë gjithmonë krah tyre. Edhe njëherë shume faleminderit, suksese e mbarësi për gjithsecilin", tha Cara.

Të pranishëm kanë qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deputetja Lindita Nikolla dhe prefekti Gjok Jaku.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja