KORÇË- Një konflikt që kishte nisur pesë  vite më parë përfundoi tragjikisht me një person të vrarë me sëpatë në qendër të qytetit dhe në sy të bashkëshortes. Ditën e sotme, Korça u trondit ku rreth orës 14:00, Zamir Topi 42 vjeç qëlloi me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin, 50 vjeç. Shkak është bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë). Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Topi i kishte lënë afat 5 vite dhe më pas i kishte kërkuar që ta zhvarroste babanë, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga viktima, që më vonë i kushtoi dhe jetën. Disa metra larg vendit të ngjarjes, policia mundi të arrestojë Topin dhe të sekuestrojë sëpatën që e la në vendin e krimit. 

Zamir Topi, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte kartelë, e konfirmuar kjo edhe nga dëshmitarët që njihnin 42-vjeçarin, por pavarësisht kësaj, ata e përshkruajnë si një njeri të qetë që nuk ka sjellë probleme në lagje. Ai nuk ishte i martuar, por jetonte me të vëllanë dhe të atin në fshatin Pocestë i Korçës. Një njeri jo problematik dhe shumë punëtor e përshkruajnë edhe viktimën. Për të nxjerrë bukën e gojës, Dashnori i martuar dhe baba i dy fëmijëve, shiste banane pranë Pazarit të Korçës, në vendin edhe ku u vra në mënyrë makabër me sëpatë në kokë. E gjithë skena e krimit, mësohet se është parë nga bashkëshortja e viktimës.

Pas vrasjes, gazetarja Gladiola Hoxha raporton se uniformat blu kanë marrë në mbrojtje familjen e autorit, pasi i druhen një hakmarrje të mundshme. Persona të rastësishëm të gjendur aty pranë kanë njoftuar ambulancën, ndërsa tregojnë për Report Tv atë se çfarë panë.

"Rastësisht kalova dhe e pashë që ishin mbledhur shumë njerëz. Mora 127 që të vinin ta ndihmonin por mbaroi ai. Kokën ia kishin mbuluar. Ishte mbuluar me gjak. Njerëzit thonin që e kishin goditur me sëpatë, por nuk e dimë çfarë ka ndodhur", tha një prej dëshmitarëve.

1580218233_korceipajete001.jpg

Personi i gjetur i pajete

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Motivi i vrasjes në Korçë/ Dëshmitarët: I zuri tokën e varrit për babanë! I la 5 vite kohë në fund e vrau në sy të gruas

Bashkëfshatarët i përshkruajnë Dashnor Osmanin dhe Zamir Topin, viktimën dhe autorin e krimit makabër si njerëz të urtë dhe të qetë, që nuk sillnin probleme në fshat. Konflikti daton këtu e pesë vite më parë kur, Dashnori kishte varrosur shumë pranë varrit të nënës së Zamirit, babanë e tij. Këtë tokë, Zamiri pretendonte se e kishte blerë për të varrosur babanë, (sot i gjallë) por Dashnori nuk ishte bindur. Autori, për të cilët dëshmitarët shprehen se kishte kartelë, i kishte lënë afat 5 vite për të zhvarrosur nënën e tij, por kjo gjë nuk kishte ndodhur edhe pas ankesave të shumta që 42-vjeçari kishte bërë në Komunë.

Një detaj makabër që zbulojnë dëshmitarët për kamerën e Report Tv është se Dashnor Osmani u vra në mes të qytetit në sy të bashkëshortes së tij.

"Me të atin dhe vëllanë. Viktima kishte fëmijë. Njëri-tjetrin kishin pasur një problem varresh, këtu në fshat. Viktima djal i mirë, punonte në Korçë shisnin banane. Nuk kanë qenë persona problematik. Edhe autori ka qenë djalë i mirë. Autori kishte të ëmën. Viktima të atin. I kishin varrosur pranë njëri-tjetrit. Largo babanë nga nëna se është shumë afër. Se autori e kishte lënë atë vend për të atin. I kishte thënë mbush 5 vjet dhe ta largosh varrin, po ai nuk e largoi. Kishte vajtur edhe në Komunë, për t'u ankuar, por asgjë. Ishte edhe bashkëshortja, e vrau në sy të saj", tregojnë dëshmitarët.

Ora 17:37
Vrau më sëpatë shitësin e bananeve në Korçë/ Policia merr në mbrojtje familjen e autorit, ishte i pajisur me kartelë

Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka marrë në mbrojtje familjen e Zamir Topit, 42 vjeç që qëlloi për vdekje me sëpatë Dashnor Osmanin 50 vjeç. Një vendim i tillë është marrë për të shmangur thellimin e tragjedisë, pas mund të ketë një hakmarrjeje të mundshme. Gazetarja Gladiola Hoxha raporton se Topi vuante nga çrregullimet mendore dhe ishte i pajisur me kartelë, teksa sjell edhe foton ku jetonte 42-vjeçari.

1580229177_korce.jpg

Ora 15:58
Ky është shitësi i bananeve që u vra me sëpatë në Korçë (FOTO)

1580223416_DashnorOsmani2.jpg

Ky është Dashnor Osmani, 50-vjeçari i cili gjeti vdekjen pasi u godit me sëpatë në kokë, pas sherrit me Zamir Topin. Ky i fundit e akuzonte se i ka dëmtuar varrin e nënës, pas pranë saj prehej një i afërm i tij.

Ora 15:15
Zbulohet motivi i krimit makabër në Korçë

1580218233_korceipajete001.jpg

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, zbardh dëshminë e dhënë në polici të personit të arrestuar për vrasjen në Korçë.

Zamir Topi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës. Autori pretendonte se Osmani, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës. 

Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t'i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.

Gjatë marjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin.