Makarona me salcë peshku

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 300 gr domate të freskëta
  • 100 gr qepë
  • 100 ml uthull vere
  • 1 thelpi hudhër e grirë imët
  • 1 degë rozmarinë
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • Kokat e 1 kg kocash (ose peshk tjetër deti)
  • Pak miell për kokat e peshkut
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosni makaronat në ujë të vluar me kripë dhe pak vaj dhe ziejini 2 minuta më pak nga ç'e shkruan paketimi. Ujin e makaronave ruajeni për salcën. Kaloni kokat e peshkut në miell dhe skuqini lehtë në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë. Hiqini dhe lërini mënjanë. Në të njëjtën tenxhere shtoni qepën, domatet, hudhrën, rozmarinën, uthullën, ujin, kripën dhe piperin. Vendosni përsëri kokat e peshkut në tenxhere dhe ziejini në zjarr të ulët për rreth 40 minuta. Hiqni kokat e peshkut. Salcën kalojeni në blender, më pas kullojeni në sitë që të bëhet e lëmuar. Makaronat e ziera al dente përziejini me salcën. Hiqni mishin nga kokat e peshkut dhe vendoseni sipër makaronave. Spërkatini me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe sipas dëshirës pak piper të zi të sapobluar.