Makarona në furrë me spinaq nga zonja Albana
Përbërësit:
500 gr makarona

1.5 litër qumësht
300 gr spinaq
125 gr miell
125 ml vaj ulliri
300 gr djathë miks
300 gr salçiçe pule
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan të thellë vendosim qumështin, makaronat, spinaqin e grirë imët dhe salçiçet e pulës të prera në fetëza. Trazojmë në një tas miellin me vajin e ullirit dhe e shtojmë tek makaronat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe sapo qumështi të fillojë të fluskojë e kalojmë gatimin në një tavë. Spërkasim sipërfaqen në fund me llojet e djathrave të ndryshëm që mund të kemi në shtëpi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

