TIRANE- Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Dr. Flori ditën e djeshme si pasojë e takikardisë miq e koleg kanë ndarë kujtimet që kanë patur me të. Një prej tyre është edhe kantautori Redon Makashi, i cili ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Rreze Dielli”. Ndonëse për Makashin ishte ende e pabesueshme vdekja e tij ai theksoi se Floran Kondin e njihte që më herët se ai të bëhej artist. Sipas tij, Dr Flori solli një hov të ri sa i përket këngëve të rrymës së tij muzikore. “Kemi qenë miq, aktiviteti i fundit ku ishim së bashku ishte “Kënga Magjike” dhe për mua vdekja e tij është befasi, duke patur parasysh edhe projektet që Dr. Flori kishte”. Kantautori e kujton Dr. Florin si gazmor, i qeshur dhe mjaft I dashur me kolegët pa u ndikuar nga fama e tij. Makashi ka vijuar fjalën e tij duke shprehur se së bashku me Dr. Florin kishin një projekt muzikor, I cili fatkeqësisht nuk mori jetë kurrë. Sipas Redon Makashit, Dr Flori nuk ka shfaqur kurrë probleme shëndetësore.
“Mundohej të kapte të veçanta që çdokush mundej. Ishte vetja në krijimtarinë e tij, kapte momente fjalësh që bëhej hit. Ai i shfrytëzonte momentet e fjalëve dhe i bënte hit. Ishte i kënaqur Dr.Flori me jetën e tij profesionale. Kur bën diçka të bukur është vetë publiku që e tregon atë”, tha Makashi.

Ndërkohë bisedës në studio i është bashkuar edhe gazetari i “A1 Report” Arsen Rusta nëpërmjet një lidhje telefonike, ku ka risjellë kronologjinë e ngjarjes duke shtuar edhe disa detaje të reja.
“Ka nisur që në orët e para të mëngjesit problemet por në paradite u mor vesh lajmi. Dr. Flori ka shfaqur shqetësime, ndërkohë që bashkëshortja u mundua ta ndihmoj. Ka patur shumë shqetësime ka njoftuar menjëherë të vëllain u drejtuan tek ambulanca. Mjekët kanë refuzuar t’i japin ndihmën mjekësore. Por rrugës për te “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë. Takikardi. Autopisa është përgjigje zyrtare, por do duhen 2 javë kohë. Ka një përfundim ‘ka të bëjë me një takikardi”. Pse ka ardhur dhe pse është shkaktuar duhet vetëm dy javë kohë për rezultatet. Për të gjitha këto përfundime, mjekësisë ligjore i duhen vetëm dy javë. Pati vonesë në shërbimin mjekësor, dhe do të ketë hetim. Prej pasdites së djeshme policia dhe Ardian Cipa është interesuar të mbledhë dëshmi dhe prova, dhe janë bërë sekuestro regjistrat. Urgjenca pretendon se telefonata ka ardhur në orën 10:00. Do bëhet marrja në pyetje e turnit të parë. Ende nuk ka kallëzim zyrtar nga familja e Dr.Florit”, tha gazetari Rusta.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com