Makbethi për herë të parë në TK,
pamje ekskluzive nga provat gjenerale

Makbethi për herë të parë në TK,<br />pamje ekskluzive nga provat gjenerale<br>
Mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli ishin të ftuara dy prej aktoreve që do të performojnë në shfaqjen “Makbethi” në Teatrin Kombëtar. Përgjatë emisionit u transmetuan edhe pamje ekskluzive gjatë  kohës që aktorët bënin provat gjenerale.

“Makbeth “ është tragjedia e shkruar nga William Shakespeare dhe mendohet të jetë vënë në skenë për herë të parë në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre.

makbethi
(Gjatë shfaqjes së provave gjenerale të "Makbethit")
Një gjeneral trim skocez me emrin Makbeth, i shfaqen 3 magjistrica me 1 profeci se 1 ditë ai do të bëhet mbret i skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret mbretin Dukan dhe e merr për vete fronin e Skocisë. I detyruar të kryejë gjithmonë e më shumë vrasje për të mbrojtur veten dhe për të hequr dyshimet mbi të , ai shumë shpejt do të bëhet një tiran i gllabëruar nga ndjenja e fajit dhe paranoja.

“Makbeth” ngjitet në datën 9 mars në skenën e Teatrit Kombëtar, për herë të parë nga regjisori Kled Kapexhiu dhe nën interpretimin e aktorëve: Indrit Çobani, Lili Bitri, Arben Derhemi, Laert Vasili, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Suela Bako, Jaho Guma, Xhino Musollari, Adelina Muça, Niada Saliasi, Arjola Basho, Klodjana Keco, Egla Ceno, Serxhio Harizi.

Mire se erdhët! Flasim pak për rolet, ndalemi tek personazhet tuaja. Shumë i veçantë personazhi yt Suela, sepse luan rolin e një mashkulli, Malkolmit.

Suela: Më ka ecur fati shumë. Kam luajtur rolin e disa meshkujve. Kam luajtur rolin e një mashkulli po tek Shekspiri në vitin 1999. Atje kam pasur 2 role. Kam pasur mundësinë ta shpërfaq veten edhe në roline femrës edhe në atë të mashkullit.ka qenë një produksion shumë interesant kur sapo kisha mbaruar akademinë. Nuk di si përfundova pas kaq vitesh në rolin e një mashkulli, por këtu nuk kam mundësi të tregoj që jam femër. Sot vesha këtë bluzën që është pak femërore dhë thashë mos po bëj ndonjë gabim (qesh).

Adelina: Unë nga jashtë e perceptoj ndryshe se pse se ia kanë dhënë rolin e mashkullit. Mendoj se duke ditur si përfundon shfaqja ku personazhi i Suelës bëhet mbret, kam përshtypjen se është zgjidhja perfekte që ti bëjë të dyja sekset.

Kemi bërë shumë prova përgjatë 4 muajve. Si me tekstin ashtu edhe me lëvizjet skenike, me kostumet ,me vokalin, me grimin. Ka qenë një trajnim jashtëzakonisht i gjatë.

Ledi Makdaf është gruaja e Makdafit. Është hera e parë që jam në një rol të tillë, dhe jam me një djalë të vogël në skenë, me Serxho Harizin dhe jam shumë e lumtur sepse është një fëmijë i mrekullueshëm.
Makdafi është një nga miqtë më të mirë të Makbethit, pretendent edhe ai për fronin mbretëror. Skena tregon makabritetin deri në gjërat më ekstreme të mundshme se ku shkon Makbethi. Skena,e cila është vetëm 1 tregon makabritetin deri në gjërat më ekstreme të mundshme se kus hkon Makbethi bashkë me të shoqen. Të vrasësh nënën dhe djalin, apo ti vrasësh nënën djalit në sy është gjëja më makabre. Kjo është një nga pikat më të forta të shfaqjes, të paktën nga ana emocionale.

Regjisori i ka qëndruar besnik Shekspirit, veprës?

Adelina: Regjisori i ka qëndruar besnik Shekspirit, përveç prerjeve sepse pjesa është shumë e gjatë. I ka qëndruar besnik karaktereve dhe në të njëjtën kohë ka punuar edhe regjisori në bazë të tekstit të veprës së autorit. Krijues ka qenë edhe vetë aktori, ka qenë një punë e përbashkët. Nuk është një punë që e vendos regjisori deri në fund, por edhe aktori sjell dhe krijon, propozon.

Me aq sa kuptoj unë regjisori Kled Kapexhiu ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë shfaqje

Adelina: Kledi cilësohet si një djalë shumë inteligjent, tepër i lexuar dhe që është në kërkim të gjërave të reja. Ka një sy të jashtëzakonshëm që tregohen edhe në shfaqje, ana estetike e së cilës është një mrekulli.

Është hera e parë që shfaqja vihet në Shqipëri, e shton përgjegjësinë kjo?

Suela: Ndryshe të bësh teatër tani, ndryshe para 10 apo 15 vitesh. Çdo kohë ka specifikat e saj, dhe në këtë kohë ka shumë përgjegjësi sepse teatri ka evoluuar shumë. Gjuha e të shprehurit në teatër ka ecur me një ritëm të tmerrshëm. Në këtë aspekt e them me bindje që ky është një produksion që ecën parallel me ritmin e kohës dhe kam 1 vindje që është një shfaqje që mund të përballet shumë mirë me produksione simotra të rajonit e më gjerë. Kjo falë elementeve që regjisori ka përdorur dhe që shfaqen kudo. Regjisori nuk merret me luftën apo me tragjedinë, por me një çift i cili duhet aq shumë sa shkon drejt asgjesimit të gjithë botës mbarë dhe të njëri-tjetrit. Besoj që kjo është më interesantja që shfaqja ka dhe për të cilën regjisori ka punuar me shumë stoicizëm duke sfumuar gjithçka tjetër jo të rëndësishme për sa i përket këtij boshti që ai do të ndjekë.

Adelina: Të gjithë kanë qenë në krijim, muzika, grimi. Ne kemi 1 muaj që punojmë me grimin për të mbërritur tek figura përfundimtare.

Sa ekzistojnë mundësitë që të performohet shfaqja edhe në teatro të tjera nëpër botë.

Adelina: Ky është një prodhim i Teatrit Kombëtar dhe teatri ka të gjitha ka të gjitha lidhjet me marrëdhënie të ndryshme.

Suela: Nëse flasim për mundësi, mundësitë kanë të bëjnë me buxhete, por nëse ky është një produksion i cili vërtet ia vlen të përfaqësojë Shqipërinë do të gjenden edhe buxhetet.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi