SHBA - Një kompani në Kaliforni që merret me makinat e ujit ka projektuar makinën e cila ecën në tokë dhe ujë njëkohësisht. Makina xhip mund të futet direkt nga toka në ujë dhe të shndërrohet në varkë për vetëm 15 sekonda.
Në qoftë se doni të futeni në ujë, i gjithë procesi bëhet vetëm nëpërmjet një butoni dhe sistemi hidraulik bën që gomat të shkëputen nga uji dhe kështu ju mund të filloni një shëtitje me varkë.
Ky automjet i quajtur “Panther” është i aftë të arrijë në ujë një shpejtësi prej 70 kilometra në orë, kurse në tokë arrin një shpejtësi maksimale rreth 130 kilometra në orë. “Panther” ka një motor 3.7 litra V6 dhe prodhon 305 kuaj fuqi.
Dizajni i këtij automjeti është bazuar tek marka “Jeep”, por shasia e kësaj makine është bërë prej çeliku për të patur një peshë sa më të lehtë në ujë.
Çmimi fillestar i kësaj makine fillon nga 58.509 euro, kurse për të patur full options çmimi shkon deri në 104 mijë euro.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com