Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur shoferja.
Sipas raportimeve, S.S., ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.