Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij.

Ngjarja ka ndodhur në Devoll në fshatin Vërlen, ku humbi jetën shoferi 50-vjeçar me iniciale G.Ll.

Sipas policisë, automjeti i aksidentuar është tip Benz me targë DV1457A.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet.

Ja informacioni paraprak i policisë.
Njoftohemi se në fshatin Vërlen, të rrethit Devoll, ka dalë nga rruga automjeti tip "Mercedes -Benz" me targa DV 1457A me  drejtues shtetasin G.Ll, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Sul.
Ku për pasojë ështe aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, shtetasi G.Ll.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti ka qenë duke dalë nga fshati Vërlen dhe se drejtuesi udhëtonte i vetëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)