Makina del nga rruga në Fier përfundon në kanal me ujë, humb jetën çifti i bashkëshortëve! Banori: I binin xhamit me grushte, nuk dolën dot dhe u mbytën (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (28 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Qarr. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:20 në vendin e quajtur 'Kthesa e Qarrit". Një makinë tip 'Toyota' doli nga rruga dhe ra në një kanal ku për pasojë kanë ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve, Nue dhe Pashkë Preçi, 62 dhe 61 vjeç.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (28 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Qarr. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:20 në vendin e quajtur 'Kthesa e Qarrit".
Një makinë tip 'Toyota' doli nga rruga dhe ra në një kanal ku për pasojë kanë ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve, Nue dhe Pashkë Preçi, 62 dhe 61 vjeç.
Mësohet se ata mbetën të bllokuar në automjet për disa momente derisa policia dhe zjarrëfikësja i kanë nxjerrë.
Një prej banorëve që shkoi në vendngjarje për të ndihmuar në nxjerrjen nga kanali të makinës, shprehet se çifti i bashkëshortëve nuk ndërroi jetë menjëherë.
Sipas tij, ata i binin dritares me grushte ku kërkonin që të dilnin jashtë por pa mundur për të hapur dyert e automjetit.
"Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur "Kthesa e Qarrit", automjeti tip "Toyota" ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar" - njofton policia.
Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.
Humbën jetën në aksidentin në Levan, banori: 2 personat ishin gjallë por nuk hapën dot dyert e makinës! Kur i nxorëm ishin mbytur (VIDEO)
Një prej banorëve i cili ishte në vendin ku ndodhi aksidenti në aksin Levan-Qarr, deklaroi se 2 personat nuk kanë ndërruar jetë që në momentin që kanë rënë në kanal.
Ai tha se fillimisht ata kishin kërkuar ndihmën e një personi aty pranë, por pa mundur që të thyenin xhamin dhe të dilnin nga makina.
“Aksidentin nuk e pashë. Por më morën në telefon hajde me zejtor se ka rënë një makinë. Unë erdha për 10 minuta në vendin e ngjarjes. Makina kishte rënë brenda në ujë. Personat ishin brenda në makinë. Unë mora papagallin e zejtorit, godita xhamin e pasëm të makinës dhe i vendosa litarin për ta nxjerrë nga uji. Personat ishin mbytur. Në momentin që ai personi që më lajmëroi ishte këtu në vendngjarje kishte parë personat brenda makinës që kërkonin të dilnin, i binin xhamit të makinës. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes. Kjo rrugë është e rrezikshme, vijnë nga rruga dhe bien në greminë. Kanë ndodhur shumë aksidente” – tha banori.
Po ai deshmimtari i aksidentit nuk nderhyri ?!Qe lajmeroi zetoristin mire beri,por nuk nderhyri vete i pari?! Truri i njeriut mund te qendroje sipas eksperteve per 4 min.pa oksigjen,kurse zetoristit iu desh 10 min.qe te arrinte ne vendngjarje,po te llogaritesh dhe sa min.me pare ka ndodhur aksidenti,do kishte qene me mire qe deshmimtari i pare te kishte nderhyre vete menjehere.
Përgjigju
Tirona: 28/12/2020 16:54
O njerez mbajeni nje kacavide ne makine se ne nje dite te keqe do tju hyje ne pune
Përgjigju
Toni: 28/12/2020 16:34
Po ky legeni ska pas naj gure a naj Çekiç me e thy gjamin e makines , Apo ka ndejt tu duartrokit idjoti
Përgjigju
Law: 28/12/2020 16:17
Shum gjyna, une kurr sdo ja lejoja vetes te vdisja ne kete menyre .me thonj do e thyeja xhamin e do dilja. Fat i keq
Përgjigju
Boby: 02/01/2021 11:07
Ishalla mos rence ne kanal apo lume sepse nuk ke shance te dalesh i gjall pa ndihmen e dikujte tjeter qe jasht mjetit
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.3%
Të gabuar
68.3%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Po ai deshmimtari i aksidentit nuk nderhyri ?!Qe lajmeroi zetoristin mire beri,por nuk nderhyri vete i pari?! Truri i njeriut mund te qendroje sipas eksperteve per 4 min.pa oksigjen,kurse zetoristit iu desh 10 min.qe te arrinte ne vendngjarje,po te llogaritesh dhe sa min.me pare ka ndodhur aksidenti,do kishte qene me mire qe deshmimtari i pare te kishte nderhyre vete menjehere.
PërgjigjuO njerez mbajeni nje kacavide ne makine se ne nje dite te keqe do tju hyje ne pune
PërgjigjuPo ky legeni ska pas naj gure a naj Çekiç me e thy gjamin e makines , Apo ka ndejt tu duartrokit idjoti
PërgjigjuShum gjyna, une kurr sdo ja lejoja vetes te vdisja ne kete menyre .me thonj do e thyeja xhamin e do dilja. Fat i keq
PërgjigjuIshalla mos rence ne kanal apo lume sepse nuk ke shance te dalesh i gjall pa ndihmen e dikujte tjeter qe jasht mjetit