'Makina e Kohës' në shërbim të turizmit për të zbuluar, analizuar dhe rizbuluar historinë

Projekti europian "Time-Machine", i cili synon që banorët e kontinentit të mësojnë më shumë rreth trashëgimisë së tyre kulturore, përmes udhëtimit në kohë, ka nisur të hedh hapat e para fal inteligjencës artificiale.

Me ndihmën e mjeteve dixhitale dhe botëve virtuale, nga sot secili prej nesh mund të udhëtojë nëpër 5000 vite të historisë evropiane.

Sfida e madhe për shkencëtarët ka qënë shndërrimi i të dhënave historike që ata kanë patur në dispozicion, në informacione dixhitale, psh shndërrimi automatikisht i dorëshkrimeve të paqarta të mesjetës, në tekste që mund të elaborohen me tej.

Zgjidhjet duket se janë bërë të mundura falë ndihmës së inteligjencës artificiale, në formën e metodave të njohjes së teksteve dhe imazheve. Ajo që studiuesit europianë e quajnë "Të dhënat e Mëdha të së kaluarës".

Fuqia e inteligjencës artificiale sot po ndihmon shumë kërkimin shkencor. Tani arkivat përdorin një program njohjeje që automatikisht transkripton gjithçka të shkruar me dorë, gjë e cila lejon të kemi informacione rreth njerëzve ose ngjarjeve.

Studiuesit mendojnë se me këto mjete, europianët do jenë në gjendje jo vetëm të njohin të kaluarën e tyre si një mënyrë për të rritur sensin e përkatësisë por dhe për të mos harruar se nga vijnë.

Të dhënat interaktive, pohojnë studiuesit, janë krijuar jo vetëm për të ndihmuar akademikët por edhe sektorin e turizmit dhe vetë qytetarët për të eksploruar, analizuar dhe rizbuluar historinë.

Para se të niset për udhëtim diku në Europë, një turist mund të përdorë këtë aplikacion për të vizituar qytetin dhe, me kthimin e tij, ai mund të shkarkojë fotografitë e tij, duke i ndarë ato me të tjerët në mënyrë që edhe ata t'i përdorin ato. Një baze të dhënash për gjithë shoqërinë. Deri më tani, 400 institucione i janë bashkuar nismës; udhëtimi në kohë në mënyrë virtuale tashmë është i mundur në qytete si Amsterdam, Vjenë, Budapest, Venecia dhe Paris.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën