Makina e Olldashit, në kontroll
asnjë rezultat, dërgohet te "Benz"

Makina e Olldashit, në kontroll<br />asnjë rezultat, dërgohet te
TIRANE- Automjeti i të ndjerit Sokol Olldashi do i nënshtrohet një ekzaminimi të imtësishëm në qëndrën e filialit të “Mercedes-Benzit” në Tiranë. Vendimi për të transportuar makinën nga ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në serviset e filialit të “Mercedes Benzit” që ndodhen në autostradë, është marrë ditën e djeshme nga prokuroria e Tiranës. Kjo për shkak se testi i parë kumpjetrik i kryer nëpërmjet një Lap-Topi nuk ka arritur të nxjerë të dhëna të sakta që mund ti shërbejnë grupit hetimor.

Në këto kushte, pas dështimit të kësaj prove të bërë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, është vendosur që makina ti nënshtrohet ekzaminimeve në njërin nga servisët e “Mercedes-Benzit”, distributorit të kompamisë Gjermane që vepron në Shqipëri. Pritët që në fillim të javës së ardhshme prokuroria e Tiranës të njihet dhe konkluzjonet e provave elektronike që do kryejnë inxhinierët e këtij servisi.

Kutia e zezë
Ajo që kërkojnë hetuesit e çështjes, është të dijnë se çfarë ka rregjistruar në momentet e fundit kutia elektronike e makinës tip benz me targë AA 003 HN, me të cilën lëvizte i djeri Sokol Olldashit. Pikërisht nga kjo njësi elektronikë, nëpërmjet apapraturave inxhinierët e benzit kanë dhënë garanci se mund të arrijnë të rikuperojnë gjithçka, për të mësuar rreth sistemit të frenimit, shpejtësisë së makinës dhe sistemit elektrik të saj. Që nga dita e djeshme, inxhinierët kanë qënë duke ekzaminuar me imtësi të gjithë sistemin elektronik, ndërkohë që nuk dihet me saktësis se çfarë është konstatuar. Ndërkohë që vetë ekspertët e aksidenteve rrugore të policisë së Tiranës, nga matjet e tyre në teren, kanë dalë në konkluzjonin se mjeti para aksidentimit ka qënë duke lëvizur me një shpejtësi prej 50 deri në 60 km në orë.

Sendet personale
Brenda bagazhit të makinës së deputetit Sokol Olldashi janë gjetur disa sende personale, të cilat tashmë i janë kthyer familjes së të ndjerit. Sipas burimeve të policisë së Tiranës bëhet fjalë për dy kompjutera Lap-Top, 20 pako duhan i bluar, qindra filtra cigareje, dy libra për grupin muzikor “Bitëlls” si dhe një libër tjetër ekonomik. Këto sende personale janë gjetur në bagazhin e makinës dhe se tashmë i janë kthyer familjes. Duke ju referuar burimeve të policisë, brenda në makinë është gjetur dhe telefoni celular i Sokol Olldashit, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pas verifikimit pritet që ti rikthehet familjes së të ndjerit.
 
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit