Një makinë policie është përfshirë në një aksident në aksin Shupenzë-Bulqizë, pasi është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur efektivi i policisë Selami Lusha, i cili ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për në spitalin e Traumës, ku po merr mjekim më të specializuar. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe shoferi i makinës tip ‘Benz’, Zenel Murra, i cili po ashtë është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
'Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin Selami Lusha, dhe automjeti tip 'Benz', me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara më poshtë në rrjete sociale, mjeti tip 'Benz' që u përplas me makinën e policisë qarkullon në krah të kundërt.
Foto nga aksidenti
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, vizitoi në Spitalin Ushtarak në Tiranë, punonjësin e Policisë Rrugore, inspektor Selami Lusha, dhe të aksidentuarin tjetër Zenel Murra të cilët u përplasën në aksident me njëri-tjetrin në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Nano i ka uruar shërim të shpejtë punonjësit të Policisë Selami Lusha. Gjatë bisedës me familjarët e punonjësit të Policisë, Nano u ka ofruar atyre mbështetjen për çdo nevojë dhe nëpërmjet Bratajt, është interesuar për t’i ofruar punonjësit të Policisë, por edhe të dëmtuarit tjetër në aksident, Zenel Murra, të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore. Brataj ka siguruar Nanon se të dy pacientët do të kenë ndihmën maksimale mjekësore, duke theksuar se të dy pacientët tashmë nuk kanë më rrezik për jetën.
Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka vizituar edhe drejtuesin e automjetit tjetër të përfshirë në aksident, Zenel Murra, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë. Gjatë bisedës me familjarët, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se e rëndësishme është që kanë shpëtuar jetën. Gjithashtu ka theksuar që të jenë të qetë përsa i përket veprimeve që po kryen grupi hetimor, pasi nuk do të ketë anshmëri në kryerjen e ekspertizës, për të përcaktuar fajësinë e ndodhjes së aksidentit.
Gledis Nanos viziton në spital të aksidentuarit
Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë.
Në aksident u plagosën dy persona, efektivi i policisë Selami Lusha dhe një drejtuesi i mjetit tjetër, Zenel Murra.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, mjeti tip 'Benz' që u përplas me makinën e policisë po qarkullon në krah të kundërt.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë efektivi i policisë i cili u plagos, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga pamjet duket qe policia ne kete rast qenka ne krahun e tij edhe zoteria qe I ka ardhur ka ndenjur ne angli sepse qenka komplet ne krah te kundert edhe un te njejten man over do beja eshte logjike per ta shmangur... Do ket qen live me ndonje tik tok ai me benzin! Hera e pare qe shikoj polic pa faj! Uroj mos ken gje te dyja palet!
Përgjigju