Makina e tij u përplas me një ndërtesë, humb jetën aktori i njohur

Makina e tij u përplas me një ndërtesë, humb jetën aktori i njohur

Leslie Jordan

Aktori dhe komediani amerikan Leslie Jordan ka vdekur në moshën 67-vjeçare. Aktori, i njohur për rolet e tij në Will and Grace dhe American Horror Story, humbi jetën në një aksident fatal me makinë në Los Anxhelos të hënën në mëngjes.

Policia tha për LA Times se makina e Jordanit u përplas me një ndërtesë dhe ai humbi jetë në vendin e ngjarjes.  Publicisti i tij tha se bota ishte bërë një "vend më i errët" me humbjen e tij.

"Jo vetëm që ai ishte një talent, por ai i dha një vend të shenjtë emocional kombit në një nga kohët e tij më të vështira," tha David Shaul. “Të dish se ai është larguar nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është i vetmi ngushëllim që mund të ketë sot”.

Në këtë serial ai luajti si Beverley Leslie – një rol për të cilin ai fitoi një Emmy Primetime në 2006. Leslie ishte i famshëm për shfaqje të tjera televizive si “Hearts Afire”, “The Cool Kids”, “Call Me Kat” dhe “American Horror Story”. Luajti gjithashtu në filma si “The Help” dhe “Ski Patrol” etj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

3 këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'

3 këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'