Një automjet që rezultonte i vjedhur në Angli është zbuluar nga policia në ambientet e një servisi makinash. Pas verifikimeve, rezultoi se mjeti ishte shpallur i vjedhur nga autoritetet britanike.
Në lidhje me rastin, autoritetet kanë nisur hetimin në gjendje të lirë për pronarin e servisit me inicialet B. P., ndërsa personi me inicialet Xh. P. që dyshohet se ia ka shitur automjetin dhe është shpallur në kërkim nga policia.
"Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., si dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. P., pasi në servisin e shtetasit B. P., u gjet 1 automjet që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Angli. Këtë automjet dyshohet se ia ka shitur shtetasi Xh. P.. Vijon puna për kapjen e shtetasit Xh. P., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit' thuhet në njoftimin e policisë.
Komente








