GJIROKASTËR- Një tjetër rast trafiku ndërkombëtar automjetesh është shënuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës.
Mjeti tip “Renault” prodhim i vitit 2017 i vjedhur në Francë në muajin Gusht të këtij viti dhe i shpallur në kërkim nga Interpoli është lokalizuar në hyrje të territorit shqiptar teksa vinte nga Greqia.
Kanë qënë policët e Pikës Kufitare të Kakavijes ata që zbuluan mjetin e vjedhur, e cila drejtohej nga V.F., 40 vjeç, nga Franca. 40- vjeçari aktualishte është shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës, ku edhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.
Kjo ngjarje shënon rastin e dytë sot që policët e Kakavijës zbulojnë veprimtari të paligjshme.